Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Sherh Thalathetil-Usul” 112
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gjëja më e madhe në të cilën thirrën të gjithë të dërguarit e Allahut, nga i pari prej tyre Nuhu (alejhis-selam) deri tek i fundit Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem), ishte Teuhidi (Njësimi i Allahut). Allahu (Te’ala) ka thënë:
“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36
Dhe thotë Allahu:
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje, e të mos i kemi shpallur atij se: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni”!” 2
I pari prej të dërguarve ishte Nuhu (alejhiss-selam) dhe i fundit ishte Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem). Dëshmia se, i pari prej të dërguarve ishte Nuhu (alejhis-selem) janë fjalët e Allahut (Te’ala):
“Ne të frymëzuam ty (o Muhammed) me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe profetëve pas tij.” 3
Shpjegimi:
Këtu Shejkhul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab Allahu e mëshiroftë sqaroi se i dërguari i parë ishte Nuhu (alejhis-salatu ues-selam). Këtë ai dëshmon me fjalët e Allahut (Te’ala):
“Ne të frymëzuam ty (o Muhammed) me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe profetëve pas tij.” 4
Është konfirmuar në hadithin autentik në lidhje me ndërmjetësimin:
“Shkoni tek Nuhu sepse ai është i dërguari i parë. Njerëzit do të shkojnë tek Nuhu dhe i thonë atij…” 5
Nuhu (alejhis-selam) pra ishte i dërguari i parë. Me anë të kësaj, na bëhet me dije gabimi në të cilin kanë rënë disa historianë kur ata thanë se Idrisi (alejhis-salatu ues-selam) ishte para Nuhut (alejhis-selam). Mirëpo është më se e qartë se Idrisi (alejhis-selam) ishte një nga profetët izraelitë.
I dërguari i fundit ishte Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem). Ai (Te’ala) ka thënë:
“Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithë-dijshëm për çdo gjë.” 6
Nuk ka profet pas tij (salAllahu alejhi ue selem). Kushdo që thotë ndryshe është gënjeshtarë dhe renegat që ka braktisur Islamin.
2 El-Enbija’ 21:25
3 An-Nisa’ 4:163
4 An-Nisa’ 4:163
5 Buhariu (7510) dhe Muslimi (193)
6 El-Ahzab 33:40