“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Devijimi i Feuaz el-Medkhali në çështje të akides nr 1

Dijetarë të ndryshëm

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në këtë gabim trashanik, Feuaz el-Medkhali, të dërguarin e Allahut, Isain (alejhi-selam), e përshkruan me përshkrimin e Dexhallit.

Ai nuk bën dot dallimin midis Mesihut, Isa ibn Merjem (alejhi-selam) dhe Mesih ed-Dexhallit.

Nëse ai bën të tilla gabime haptas, imagjinoni se çfarë bën në privat!

Sa’fuku Feuaz el-Medkhali thotë:

Mesihu, Isa i biri i Merjemes. Mesihu: Pse quhet Mesih? Thuhet sepse njëri nga dy sytë e tij është mensuh (d.m.th i verbër ose i dëmtuar).

Dhe është thënë që ai quhet Mesih sepse ai do të udhëtojë nëpër tokë për tek nëna e tij. Kjo do të thotë; dhe një dyshim mund të lindë këtu, pasi kjo do të mbështeste (pretendimin e) e jehudëve të cilët mund të kuptojnë nga kjo që Isa është një fëmijë i imoralitetit.

Le të shohim tani njerëzit e vërtetë të dijes dhe shpjegimin e tyre se pse profeti Isa (alejhi-selam) quhet me emrin Mesih dhe po kështu çka do të thotë Mesih në lidhje me Dexhallin.


Pyetje: Pse quhej Isai (alejhi-selam) me emrin Mesih?

Imam Abdul-Aziz ibn Baz: Sepse ai (alejhi salatu ue selam) e prekte (fërkonte) të verbërin dhe të sëmurin me lebrozë dhe Allahu e shëronte atë (të verbërin apo të sëmurin me lebrozë).

Kur i prekte (fërkonte) ata, Allahu i shëronte.

Për këtë arsye Isai quhej Mesih.

Ndërsa Dexhalli u quajt Mesih sepse ai do të udhëtojë dhe do të bredhë nëpër tokë.


Ky pyetës thotë: Pse Isai (alejhi selam), quhej el-Mesih?

Imam Salih el-Feuzan: Sepse ai e prekte (fërkonte) të verbërin dhe ai shërohej me lejen e Allahut.


Shejkh Ebul-Fadl Muhammed es-Suveji:

Herë pas here, dalin inçizime (kaseta) që tregojnë injorancën e atij që flet rreth Sheriatit të Allahut (subhanehu ue teala). Nga këto kaseta është dhe ajo ku ai, (Feuazi), e përshkruan Isain (alejhi-selam) me cilësitë e Dexhallit. Allahut i kërkojmë siguri dhe mbrojtje.

Fatkeqësisht, kur ai dhe të tjerë përveç tij, dolën në krye për të bërë dauet këtu dhe në pjesën më të madhe të vendeve të tjera, rezultati ishte që shumë parime të gabuara dolën prej tij në çështjen e akides (besimit). Një student duhet t’i kushtojë rëndësi këtij aspekti të fesë.

Më e pakta që ai mund të bëjë, është të përgatisë këto mësime që ai do të japë për nxënësit e tij. Ndërsa që të flasë i papërgatitur dhe duke improvizuar në çast, si rezultat do të dalin prej gjuhës së tij gabime, rrëshqitje të gjuhës nëse mund ta konsiderojmë kështu dhe çështje të tjera që tregojnë injorancën e tij.


Shejkh Rabi është pyetur në lidhje me të studiuarit tek personi që bën shumë gabime në akide.

Pyetësi: O shejkh, a studiohet tek ai që ka gabime të shumta në akide?

Alameh Rabi el-Medkhali: Jo!


Shejkh Ahmed Bazmul:

Ata që gabojnë në çështjet e diturisë, dhe pastaj thonë: (Ky gabim ishte thjesht) lapsus i gjuhës, rrëshqitje e gjuhës, një gabim nga shejtani. Ai gaboi dhe ne u tërhoqëm, (e gjithë kjo si justifikim i tyre), ndërsa në të vërtetë ata janë injorantë. Nuk thuhet për ta se gabuan dhe ata u tërhoqën nga gabimi, kështu që ata mund të vazhdojnë të japin mësime… Apo ata të jenë në krye të dauetit dhe ata mbeten akoma dijetarë!!!

O vëllezërit e mi! Kijeni frikë Allahun në lidhje me fenë e Allahut!

Ata në këtë lloj forme, janë duke luajtur me fenë e Allahut.

O vëlla mëso!

Mëso para se të flasësh!

Feja e Allahut nuk është lojë, ajo është çështje madhore.

Këto gabime shfaqen në mësimet e tyre që janë të përhapura (publike), atëherë çfarë mund të mendohet (për gabimet e tjera të tyre) në mësimet e tyre të veçanta (jo publike)?

Çfarë mendoni se ata u thonë studentëve të tyre?

Çfarë u thonë jo-arabëve?

Çfarë u thonë të vegjëlve?

Libri “Tre Parimet Themelore’’ të cilin edhe gratë e dinë dhe e japin mësim nëse ato e kanë studiuar atë tek dijetarët, ndërkohë që ata janë injorantë për kuptimet që përmban ky libër! Kjo është gabim! Kjo është të pretendosh se ke dije! Ata janë pretendues të diturisë. Ata janë në krye të dauetit ndërkohë që janë të paditur, dhe kur flasin (për fenë pa dituri) gjendja e tyre bëhet e qartë.

Ne u themi atyre: Allahu ju shpërbleftë me të mira që u tërhoqët nga (gabimet tuaja). Por, është e domosdoshme që ata të tërhiqen nga një çështje e madhe dhe që është themeli i kësaj çështje, dhe kjo është se ju të gjithë jeni injorantë. Ju të gjithë nuk keni studiuar me dijetarët, as nuk keni lexuar librat e tyre dhe as nuk jeni pajisur me dije.

Dhe as dijetarët nuk ju kanë dhënë dëshminë (tezkijen) e nevojshme që tregon për diturinë tuaj (d.m.th. që keni dituri). Dhe cili dijetar do të lavdëronte një person që thotë të tilla gjëra? Edhe nëse një dijetar i lavdëron ata pas të gjitha këtyre, atëherë betohem në Allahun se fjala e tij nuk do të pranohej. Sepse e vërteta është ajo që meriton t’i jepet përparësi.

Madje ne i justifikojmë (nuk i fajësojmë) dijetarët, themi se dijetarët in shaa Allah, nëse do të dinin se këto fjalë kanë dalë prej këtyre personave, nuk do t’i lavdëronin njerëz të tillë. Atëherë, Allahu ju begatoftë, shihni fjalët e shejkh Salih el-Feuzanit:

“Në lidhje me hakun e dijetarëve, gabimi i dijetarit nuk e pakëson (vlerën) e tij.”

Ndërsa për sa i përket këtyre injorantëve dhe atyre që pretendojnë se kanë dije dhe që thonë:

“Ata bënë një gabim dhe ata u tërhoqën nga gabimi, por ka nga ata që duan t’i heqin e t’i ulin poshtë.”

Jo vëlla i dashur, nuk jam unë që dua t’i heq e t’i ul poshtë.


Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali:

Ndërsa për ata që dëshirojnë të vërtetën, janë bërë të qarta argumentet dhe shenjat e saj janë bërë të dukshme. Platformat e ndryshme të mediave sociale i kanë zbuluar këta injorantë të papërvojë, i kanë ekspozuar ata, po kështu argumentet janë ngritur mbi ta. Kështu që nuk ka ngelur veçse ai që të kam përmendur, ai që si papagall përsërit të njëjtën gjë duke imituar pasuesit e verbër që thonë:

“Nuk ka argumente!” “Nuk ka argumente!”

Argumentet janë të pranishme, madje edhe “të verbërit” i dinë ato, edhe “të verbërit” i dinë ato. Ndërsa fakti që nuk i sheh ato si argumente, o ti pasues i verbër, atëherë kjo është çështje tjetër (kjo nuk do të thotë se argumentet nuk janë të pranishme). Fakti që këto argumente nuk duhet të konsiderohen argumente derisa të bindesh ti o papagall që pason verbërisht, atëherë kjo është një çështje tjetër.

  

Shpërndaje: