Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Devijimi i Feuaz el-Medkhali në çështje të akides nr 2

Dijetarë të ndryshëm
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh Usamah el-Utejbi thotë:

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut Zotit të gjithësisë, selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët e tij, dhe pastaj:

Sapo dëgjova një audio klip nga Feuaz ibn Ali el-Medkhali – Allahu ia përmirësoftë gjendjen dhe e udhëzoftë – dhe ai fliste në lidhje me fjalën e Allahut (te ala):

”Dhe Ai nuk e ka të rëndë kujdesin ndaj tyre (qiejve dhe tokës).” 2:255

Ai (Feuazi) pastaj përmendi se kjo nuk është e rëndë për shpatullën e Tij (Allahut).

Do të thotë: Bartja e arshit nuk është e rëndë për shpatullën e Tij.

”Dhe Ai nuk e ka të rëndë kujdesin ndaj tyre (qiejve dhe tokës).” 2:255

Nuk është e rëndë për shpatullën e Tij.

Kjo është ajo që ai pretendoi, se Allahu (azze ue xhel) ka shpatull. Kjo që del nga Feuaz el-Medkhali është e pasaktë, e kotë. Vërtetë se kujdesi ndaj qiejve dhe tokës nuk është e rëndë për Allahun (subhanehu ue te ala). Kjo është e vërteta dhe dijetarët e tefsirit kanë folur për këtë, megjithatë asnjë prej tyre kurrë nuk ka thënë se kjo nuk është e rëndë për shpatullën e Allahut.

Shpatulla e atribuar Allahut nuk është përmendur në Kuran apo në sunnet si një nga cilësitë e Allahut, as nuk është përmendur nga sahabët (radijAllahu anhum), as nga konsensusi në asnjë kohë. As nuk di që ndonjë dijetarë të ketë përmendur këtë, të ketë përmendur se shpatulla është prej cilësive të Allahut. Kjo është nga shpikjet e Feuaz el-Medkhaliut. Kjo është e pasaktë dhe devijim. Ai që ka shpatull dhe ka lidhje me çështjen që i përket arshit, atëherë ata janë melekët. Melekët e bartin arshin. Ndërsa Zoti, Ai (subhanehu ue te ala) është mbi arsh. Nuk ka asnjë lidhje (ose nevojë) për të përmendur shpatullën këtu si atribuim i Allahut, e lere më që nuk ka ardhur (as në Kuran e as në sunnet) kjo si një përshkrim i Zotit (subhanehu ue te ala).

Prandaj për këtë njeri është obligim që të pendohet tek Allahu (subhanehu ue te ala) dhe të braktis të folurit pa dije. Dhe kjo nuk është hera e parë, ai bënë gabime shpesh.

Njëherë ai thotë emri Allah nuk është prej emrave të Allahut dhe në të njëjtën fjalë thotë se Allah është prej emrave të Allahut.

Feuaz thotë: Emri Allah nuk është prej emrave të Allahut

Feuaz el-Medkhali thotë: Siç thonë dijetarët, emri Allah është më e njohura e të gjitha njohurive dhe ai rrjedh dhe nuk është xhamid (që nuk rrjedh nga një fjalë tjetër) sipas mendimit më të saktë. Pjesa tjetër e emrave të bukur të Allahut i atribuohen të gjithë atij dhe i referohen Atij. Prandaj Allahu tha:

”Allahu ka emrat më të bukur.” 7:180

Ai nuk përmendi asnjë emër nga emrat e bukur të Allahut përveç fjalës madhështore Allah.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Ai filloi me fjalën madhështore Allah. Ndërsa lidhur me domethënien e tij është ashtu sikurse e ka definuar Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma):

“Allahu është Zotëruesi i Rububijes (krijimit) dhe Ai që meriton të gjitha adhurimet nga të gjitha krijesat i Tij.”

Dhe sipas kësaj, thuaj se Er-Rahman, Er-Rahim, El-Alim, El-Khabir etj., janë nga emrat e bukur të Allahut.

Mos thuaj se Allah është prej emrave të bukur të Allahut. Mos thuaj se Allah është prej emrave të bukur të Allahut. Sepse gjithë emrat e bukur i referohen emrit Allah. Ndërsa emrat e tjerë, Er-Rrahman, Er-Rrahim, El-Alim, El-Khabir janë prej emrave të bukur të Allahut. Prandaj është përmendur në hadith se Allahu i ka 99 emra. Allahu nuk përmendi në këtë hadith përveçse fjalës Allah.

Dijetari i nderuar shejkhu dhe alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali është pyetur në lidhje me atë që gabon në akide dhe thotë se Allah nuk është prej emrave të bukur të Allahut.

Pyetësi: O shejkh, ai që ka gabime të shumta në akide, a merret mësim tek ai?

Alameh Rabi el-Medkhali: Jo!

Pyetësi: Si shembull, një person thotë se (emri) Allah nuk është prej emrave të bukur të Allahut.

Alameh Rabi el-Medkhali: Atëherë çfarë emri është (nëse nuk është prej emrave të bukur të Allahut)?!

Pyetësi: Allahu e di më mirë.

Alameh Rabi: Kjo është mendjelehtësi, kjo është shumë e rrezikshme.

Shejkh Usameh el-Utejbi thotë:

Ai (Feuazi) as nuk di të shprehet e as të flasë!
Një herë ishte duke folur për lutjen: “Unë kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut”, ai tha që këto fjalë janë nga fjalët e Allahut dhe nuk janë të krijuara, pastaj ai kthehet dhe gabon në kontekst, shprehje dhe në përemra.

Feuaz thotë: Nuk lejohet të kërkohet mbrojtje nëpërmjet fjalëve të Allahut

Hadithi i kujt? Hadithi i Khauleh bija e Hakimit.
Sepse dijetarët argumentojnë nga ky hadith se fjalët e Allahut nuk janë të krijuara. Fjalët e Allahut nuk janë të krijuara. Ata thanë sepse të kërkuarit mbrojtje nëpërmjet krijesave është shirk, të kërkuarit mbrojtje nëpërmjet krijesave është shirk. Nëse kërkon mbrojtje nëpërmjet krijesave dhe ajo është sikurse ti, ose kërkon mbrojtje nëpërmjet një personi, një xhini, një shtaze, një prej eulijave, ose një varri, apo diçka tjetër pos këtyre, atëherë të gjitha këto janë të krijuara. Nuk lejohet të kërkosh mbrojtje nëpërmjet tyre. Por a është Kurani i krijuar? Jo!
Kurani është zbritur.

“Vërtet që Ne e kemi zbritur atë (Kuranin) Natën e Kadrit.” El-Kadr 97:1

Kurani është zbritur nuk është i krijuar. Prandaj nuk lejohet. Prandaj nuk lejohet të kërkohet mbrojtje nëpërmjet tij.

Imam Feuzan pyetet A lejohet të kërkohet mbrojtje nëpërmjet fjalëve të Allahut?

Pyetje: Pyetësi pyet a lejohet të kërkohet mbrojtje nëpërmjet fjalëve të Allahut?

Imam Feuzan: Po, të kërkuarit mbrojtje nëpërmet fjalëve të Allahut, dhe fjalët e Allahut janë dy lloje:

Fjalët e Allahut el-Kaunijjeh (kosmologjike) dhe fjalët esh-Shar’ijjeh (të shpallura).

Personi mund të kërkojë mbrojtje përmes fjalëve të përsosura el-Kaunijjeh dhe el-Kur’anijjeh.

Shejkh Usameh el-Utejbi vazhdon e thotë:

Ky njeri (Feuazi) nuk është në gjendje të flasë mirë në lidhje me çështjet sheriatike. Ky nuk është në gjendje të flasë mirë në lidhje me çështjet e dijes. Ai flet rreth çështjeve me injorancë të madhe. Nuk është hera e parë (që gabon), nuk është hera e dytë apo e dhjeta. Prandaj këshilla ime për të është që të ketë devotshmëri ndaj Allahut dhe t’i frikësohet Atij, dhe të braktis këtë metodologji.
Turp për ty!
Mëso!
Edukohu o djalosh!
Mos ji i tillë që të flasësh me krim rreth fesë së Allahut pa dije.

“Dhe mos ndiq (O njeri! Mos fol, mos bëj) atë gjë për të cilën s’ke dijeni. Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do të pyetet (nga Allahu në ditën e llogarisë).” El-Isra 17:36

Dhe Allahu (subhanehu ue te ala) thotë:

Thuaj: “(Por në të vërtetë) gjërat që i ka ndaluar Zoti im janë El-Fahisha (gjynahet e mëdha, çdo lloj afrimi me gratë jashtë martesës etj) që kryhen hapur ose fshehur, gjynahet (e tjera të çdo lloji), shtypja pa të drejtë, vënia shok Allahut në adhurim, gjë për të cilën Ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë e asnjë provë, si dhe përfolja për Allahun për gjëra për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni.” El-A’raf 7:33

Të folurit pa dije është diçka e madhe, është prej mëkateve të mëdha, është prej mëkateve të mëdha o Feuaz! Të folurit rreth Allahut, rreth sheriatit të Allahut dhe rreth fesë së Allahut pa dije është prej mëkateve të mëdha. Deri kur do të vazhdosh në këtë gjendje?
Mëso o vëllai im! Edukohu!
Allahu të përmirësoftë dhe të udhëzoftë!

Tani këtë këshillë po ia drejtojë shejkh Rabis, shejkhut tonë – Allahu e ruajt -. O shejkh ke kujdes nga këta (Sa’afikah), mos i lavdëro seminaret e tyre, as mësimet e tyre ndërsa ata kanë gabime në akide. O shejkh! Kije frikë Allahun! Është obligim për neve që të shqyrtojmë vetët tona. Shejkhu ynë – Allahu të ruajt – dëgjo çfarë të thotë këshilluesi i sinqertë. Këta (Sa’afikah) kanë gabime në akide, ai (Feuaz el-Medkhali) dhe ibn Silfik, dhe pjesa tjetër e grupit. Ata gjithashtu kanë injorancë, është obligim për çdo këshillues që t’i këshilloj këta, që të bëhen të matur, që ta kenë frikë Allahun dhe të mësojnë.

E lus Allaun që të ruaj o shejkh Rabi! Dhe të gjithë meshejukhët e Ehl-is-Sunnetit, e lus Atë që t’i përmirësoj këta të rinj dhe këta njerëz që të braktisin pretendimin se kanë dije, dhe të braktisin folurit pa dije. Dhe Allahu (te ala) di më së miri, selamet dhe salavatat qofshin mbi profetin tonë Muhammedin dhe lavdërimi i përket Zotit të gjithësisë.

Shpërndaje: