Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: et-Tibjan fi Aksam el-Kuran fq. 41
www.perlatmuslimane.com
Allahu thotë në suren El-Lejl:
“E sa i përket atij që jep sadaka dhe ruhet nga të ndaluarat dhe vërteton bindshëm për më të mirën (për fjalën La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut). Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.” El-Lejl, 92:5-7
Shkaku i dytë i lehtësimit të çështjeve është devotshmëria e cila është largimi prej atyre gjërave që Allahu i ka ndaluar. Ky është shkaku më i madh që personit t’i lehtësohen çështjet dhe e kundërta e devotshmërisë, kryerja e gjynaheve është një prej shkaqeve që personit t’i vështirësohen çështjet. Sepse për atë që ka devotshmëri ndaj Allahut, çështjet bëhen më të lehta si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Ndërsa nëse personi e braktis devotshmërinë ndaj Allahut, edhe pse mund t’i lehtësohen disa çështje në këtë botë, do t’i vështirësohen çështjet në botën tjetër në varësi të asaj që ka braktisur prej devotshmërisë në këtë botë.