Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetuaja nr. 8097
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: “A do shfaqet Dexhali për të gjithë krijesat, që do të thotë: a do ringjallen të vdekurit për të dytën herë, apo do jetë shfaqja e tij vetëm për ata që janë të gjallë?”
Përgjigje: “Ai do shfaqet posaçërisht për të gjallët. Sa për të vdekurit, ata nuk do ringjallen deri në Ditën e Fundit (Kijametit), siç thotë Allahu تعالى:
ثُمَّ إِنَّكُمْ بَعْدَ ذَلِكَ لَمَيِّتُونَ ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ تُبْعَثُونَ
“Mandej, pas kësaj ju do të vdisni, pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kijametit.” 1
I gjithë suksesi është prej Allahut, selamet dhe salavatet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”
1 El-Mu’minun 23:15-16