Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (3/190-191)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
1193 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Dexhalli është me një sy dhe i bardhë. Koka e tij i ngjan kokës së gjarpërit1. Ai i ngjan më së shumti Abdul-Uzza bin Kutnit. Nëse të njerëzit do të shkatërrohen në pasim të tij, ju duhet ta dini se Zoti juaj nuk është me një sy.”
Transmetuar nga Ibn Hibani në “es-Sahih” (1900), Ahmedi (1/240), Ebu Is’hak el-Harbi në “Gharib el-Hadith” (1/93) dhe Ibn Mendeh në “et-Teuhid” (1 / 83) nga Simak bin Harbi, nga Ikrimeh, nga Ibn Abasi, nga profeti salAllahu alejhi ue selem.
Zinxhiri i transmetimit është i vërtetë dhe sipas kushteve të Muslimit.
Hadithi dëshmon qartë se Dexhalli është njeri me cilësi të njeriut. Kjo del në pah kur Profeti salAllahu alejhi ue selem e krahasoi atë me sahabiun e tij Abdul-Uzza bin Kutnin. Hadithi është një nga shumë argumentet kundër atyre që thonë se Dexhalli nuk është person, por civilizimi evropian, bukuritë dhe sprovat e saj. Pra Dexhalli është një njeri.
1Arabët e ngjasojnë një kokë të vogël që lëviz shumë me kokën e gjarpërit, e cila është përmendur në “en-Nihajeh”.