Imam Muhammed bin Xherir et-Tabari (v. 310)
Burimi: Xha’mi-ul-bejan an teuili Kuran, vëll 3/ fq. 508-509
www.perlatmuslimane.com
“Afrojuni grave tuaja për marrëdhënie dhe kërkoni atë çfarë Allahu ka caktuar për ju.” El-Bekare, 187
Dhe kuptimi i fjalës së Allahut të Lartësuar është: Kërkoni prej atyre gjërave që Ai ka caktuar për ju në Leuhi Mah’fudh, pasi ato janë të lejuara për ju. Nëse dikush kërkon të ketë pasardhës nëpërmjet kryerjes së marrëdhënies intime me gruan e tij, kjo është prej atyre gjërave që është caktuar për të në Leuhi Mah’fudh. Po ashtu, nëse dikush kërkon Natën e Kadrit, atëherë dhe kjo është prej atyre gjërave që është caktuar për të në Leuhi Mah’fudh. Dhe nëse kërkon prej gjërave të lejuara, dhe kjo është prej asaj që është caktuar për të në Leuhi Mah’fudh.
Dhe mundet që kuptimi i pjesës në ajet:
“Dhe kërkoni atë çfarë Allahu ka caktuar për ju”
Të përfshijë të tëra kuptimet e fjalës mirësi, mirësi të cilat njeriu i kërkon. Por ajo që duket nga aparenca e ajetit e që është më afër të saktës, është fjala e atyre që thonë se me pjesën në ajet:
“Dhe kërkoni atë çfarë Allahu ka caktuar për ju”
D.m.th kërkoni atë që Allahu ka caktuar për ju për sa i përket fëmijëve dhe pasardhësve pasi kjo vjen menjëherë pas pjesës në ajet:
“Afrojuni grave tuaja për marrëdhënie”
Dhe ky kuptim i ajetit është më i saktë në krahasim me shpjegimet e tjera që janë dhënë për saktësinë e të cilave nuk ka argument të qartë nga Kurani apo transmetim nga i dërguari i Allahut ﷺ.