Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhe kur detet do të vlojnë e të bëhen zjarr!

Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)

Burimi: Et-Takhuifu minen-Nar, fq. 64-66

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Tranemseton Imam Ahmedi me zinxhir deri tek Ja’la bin Umejjeh nga profeti (salAllahu alejhi ue selem), i cili ka thënë:

إن البحر هو جهنم

“Me të vërtetë deti është xhehenemi.” 1

E pyetën Ja’lanë në lidhje me kuptimin e këtij hadithi, e ai u përgjigj: “A nuk e keni lexuar Fjalën e Allahut (azze ue xhel):

إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا

“Ne kemi përgatitur për zullumqarët zjarr, që do t’i rrethojë ata nga të gjitha anët?”2

Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Ja’lasë, nuk do të hyjë në të derisa të jem para Allahut (azze ue xhel), dhe as edhe një prej pikave të detit nuk do të më prekë mua derisa ta takoj Allahun (azze  ue xhel).”

Nëse ky hadith është autentik, kjo do të thotë se të gjitha detet (të gjitha llojet e ujërave) Ditën e Gjykimit do të eksplodojnë e do të bëhen një det i vetëm. Pastaj do të ndizet, e më pas do të bëhet zjarr dhe në fund do t’i bashkohet zjarrit të xhehenemit. Disa prej Selefëve, ajetin:

وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ 

“dhe kur detet do të vlojnë.” 3

E kanë komentuar ashtu siç e cekëm më lartë.

El-Mubarak bin Fadaleh transmeton nga Kethir Ebu Muhamed, nga Ibn Abasi (radijAllahu anhu), i cili ka thënë: “Detet do të vlojnë derisa të bëhen zjarr.”

Ibn Ebid-Dunja dhe Ibn Ebi Hatim transmetojnë nga Muxhalid, e ky nga esh-Sha’bi, ky nga Ibn Abasi (radijAllahu anhu), i cili në lidhje me ajetin:

وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌ بِالْكَافِرِينَ 

“Me të vërtetë, xhehenemi i përfshin jobesimtarët.” 4 

Ka thënë: “Deti ku planetët do të bien/shpërndahen, kurse dielli dhe hëna do të mblidhen dhe humbin shkëlqimin. Pra, ky është Xxehenemi.” (Sifatun-Nar (183)

Transmeton Ibn Xheriri nga Se’id bin Musejjib, e ky nga Aliu (radijAllahu anhu), i cili e pyeti një çifut: “Ku gjendet Xhehenemi.” Çifuti tha: “Në det.” Aliu (radijAllahu anhu) tha: “Ai e ka thënë të vërtetën. Thotë Allahu (te ala):

وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ

“dhe kur detet do të vlojnë.” 5

Ebu Nu’ajm transmeton nga Ka’bi, i cili në lidhje me Fjalën e Allahut:

يَوْمَ تُبَدَّلُ الأَرْضُ غَيْرَ الأَرْضِ وَالسَّمَاوَاتُ

“Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt…” 6

Do të thotë: “Qiejt do të shndërrohen në kopshte, toka do të shndërrohet në një tokë tjetër dhe në vendet e oqeaneve do të zëvendësohen me zjarr.” (Hiljetul-Eulija (5/373)


1 Zinxhiri i këtij hadithi është autentik, kështu thotë Ima Ibn Ebdid-Dunja në “Sifatun-Nar” 185. Me këtë pajtohet Imam Dhehebiu në “Telkhisul-Mustedrek” 4/334. El-Hejthemi ka thënë: “Transmeton Ahmedi (4/223) dhe transmetuesit janë të besueshëm.” (Mexhm’uz-Zeuaid” (10/386).

2 El-Kehf 18:29

3 Et-Tekuir 81:6

4 Teube 9:49

5 Et-Tekuir 81:6 (Tafsirut-Taberij, 30/43)

6 Ibrahim 14:48

Shpërndaje: