Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhe përgatituni për udhëtim, e vërtetë përgatitja më e mirë është devotshmëria

Imam Muhammed bin Ali esh-Shaukani (v. 1250)
Fet’h-ul-Kadir (1/308)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

“Dhe përgatituni për udhëtim, e vërtetë përgatitja më e mirë është devotshmëria.” El-Bekare, 2:197

Këtu kemi një urdhër për të marrë me vete furnizim. Disa arab e kishin zakon të thoshin:

“Si të bëjmë haxhin në shtëpinë e Zotit tonë kur Ai nuk na ushqen?”

Ata bënë haxhin pa furnizim dhe thanë se mbështeteshin në Allahun -subhaneh-.

Një shpjegim tjetër është se ju të bëni veprime të mira për jetën e ardhshme:

“… e vërtetë përgatitja më e mirë është devotshmëria.”

Shpjegimi i parë është më mbizotërues dhe në përputhje me arsyet prapa shpalljes së ajetit.

Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- tha:

“Jemenasit e bënin haxhin pa furnizim dhe thoshin: “Na mbështetemi në Allahun.”

Kur mbërrinin në Mekë, fillonin të lypin nga njerëzit. Pastaj Allahu e shpalli:

“Dhe përgatituni për udhëtim, e vërtetë përgatitja më e mirë është devotshmëria.”

Transmeton Abd bin Humejd, Bukhari, Ebu Daudi, Nesai dhe të tjerët.

Shpërndaje: