Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Kam-ul-Mu’anid, fq. 596
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një burrë është ndarë nga gruaja e tij. A i lejohet atij që t’ia japë dorën nënës së saj dhe të jetë vetëm me të në një dhomë?
Përgjigje: Kjo është e padëmshme sepse Allahu -subhanehu ue te ala- thotë:
“(Ju ndalohet martesa) me nënat e grave tuaja.” En-Nisa, 4:23
Përderisa nuk ka ndonjë sprovë është e padëmshme që t’ia japë dorën nënës së ish gruas së tij dhe të vetmohet me të në një dhomë.