Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhënia e dorës një femre të huaj është më e keqe se shikimi në të

Imam Muhammed bin Muflih el-Makdisi (v. 763)

Burimi: el-Adab esh-Shar’ijjeh (2/376)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Muhammed bin Abdilah bin Mihran ka thënë:

Ibn Mensur i tha Ebu Abdil-lahit [Ahmed bin Hanbelit]:

“A urren dhënien e dorës grave?” Ai u përgjigj: “Unë e urrejë këtë.”

Is’hak bin Rahojah tha të njëjtën gjë.

Muhammed bin Abdil-lah bin Mihran tha:

“Një burrë e pyeti Ebu Abdil-lahin në qoftë se atij i lejohet që ti´a japë dorën një gruaje. Ai u përgjigj: “Jo.” Ai e konsideroi çështjen shumë të rrezikshme. Atëherë unë i thashë: “A i lejohet që ti´a japë dorën nëse ai ka leckë në dorë?” Ai u përgjigj: “Jo.” Burri pyeti: “E nëse gruaja është mahrem?” Ai u përgjigj: “Jo.” Atëherë unë i thashë: “E nëse ajo është vajza e tij?” Ai u përgjigj: “Kjo është e padëmshme nëse ajo është vajza e tij.”

Janë dy transmetime nga Ahmedi në lidhje me dhënien e dorës grave; Ndalim dhe e urryer. Shejkh Takijj-ud-Din [bin Tejmijeh] zgjodhi mendimin e ndalesës dhe argumentoi se prekja është më e keqe se sa shikimi.

Shpërndaje: