“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dhënia e rrobave për thyerjen e betimit

Imam Husejn bin Mesud el-Bagavij (v. 516)

Burimi: Ma’alim-ut-Tenzil (2/60-61)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:

فَكَفَّارَتُهُ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَاكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلاَثَةِ أَيَّامٍ

 “Për të shlyer një betim të thyer (të qëllimshëm) ushqeni dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjet tuaja, ose i vishni ata, ose lironi një rob. Por kushdo që nuk ka mundësi t’i bëjë këto, atëherë ai duhet të agjërojë tri ditë.”1

Të gjithë (ata) që do të paguajnë dëmshpërblim për thyerjen e betimit mund të zgjedhin ose që të ushqejnë dhjetë njerëz të varfër, ose ti sigurojnë atyre veshje, ose të lirojnë një skllav.

Dijetarët kanë mospajtime në lidhje me veshjen. Disa mendojnë se çdo të varfri duhet t’i jepet diçka që quhet “rroba”, izar, pjesë e epërme, këmishë e gjatë, turban, veshje dhe kështu me radhë. Këtë mendim e kanë Ibn Abbasi, el-Hasan, Muxhahidi, A’ta, Tavusi dhe esh-Shafi’i.

Maliku ka thënë se të gjithëve duhet t’u jepet një rrobe me të cilën mund të falen. Kështu pra burrave duhet t’i jepet vetëm një rrobe e vetme dhe grave dy, fustan dhe shami.

Said bin el-Musejjeb mendonte se çdo të varfri duhet duhet ti jepen dy veshje.

1 5:89

Shpërndaje: