Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhënia e sadakasë mosbesimtarëve

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (6/1/630)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Esma bint Ebi Bekr (radijAllahu anhume) ka thënë:

“Gjatë armëpushimit me Kurejshët, nëna ime pagane erdhi tek unë. E pyeta të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Nëna ime ka ardhur vullnetarisht tek unë. A duhet të kem kontakt me të?”1 Ai tha: “Po, mbaj kontakt me nënën tënde.”2

Formulimi i dytë transmetohet nga el-Bejhaki i cili e titulloi hadithin:

“Kapitulli i dhënies sadakasë (bamirësisë vullnetare) idhujtarëve dhe të tjerëve veprimet e të cilëve nuk janë të lavdërueshme.”3

Kjo vlenë siç u tha, për sadakanë (bamirësinë vullnetare). Ndërsa zekati lejohet t’u jepet vetëm muslimanëve. Mu’adh bin Xhebeli (radijAllahu anhu) tha se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në hadithin e njohur:

“Nëse të binden në këtë, atëherë mësojë ata se Allahu i ka urdhëruar ata që të japin zekatin, i cili merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre.“4


1 Në një formulim tjetër thotë: “A duhet t’i jap asaj?”

2 Sahih Sunen Ebi Davudi (1412).

El-Bejhaki (4/191).

4 Bukhari (1395) dhe Muslimi (19).

Shpërndaje: