Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu Fatauah Ibn Baz
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar për ti´a dhënë lëmoshën vëllait i cili kujdeset për familjen e tij dhe ka një pagë të pamjaftueshme. A është e lejuar ti ipet lëmosha një vëllaut i cili është i varfër? A i lejohet gruas që ti´a japi lëmoshën vëllaut të saj, hallës apo motrës së saj?
Përgjigje: Ska të keqe që nëse një burrë apo një grua i´a jep lëmoshën një vëllaut të varfër, motrës, hallës apo të afërmëve të tjerë, duke u bazuar në domethënien e provave të përgjithshme. Ti’a japësh atyre lëmoshën është një bamirësi dhe mbajtje e lidhjeve të mira familjare.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ti japësh lëmoshë një nevojtari dhe dhënia e lëmoshës një të afërmi llogaritet dhënie lëmoshe dhe të mbajturit marrëdhënie të mira familjare.”
Kjo vlen për të gjithë përveç prindërve dhe prindërit e tyre dhe fëmijëve, djemve poashtu edhe vajzave dhe fëmijëve tyre. Lëmosha nuk i ipet atyre edhe nëse janë të varfër. Përkundrazi është një detyrim për ti furnizuar ata me pasurin që ke nëse është e mundur për ta bërë këtë dhe nuk ka asnjë tjetër që mund të shpenzojë për ta.