Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhënia e zekatit në Ramazan

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (73 A)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është më mirë për të dhënë zekatin në Ramazan duke pasur parasysh se zekati bëhet obligim për ta paguar kur të plotësohen kushtet e tij?

Përgjigje: Është e detyrueshme që të paguhet zekati kur shuma e pasurisë ka qëndruar për një vit të tërë. Nuk duhet pritur Ramazanin. Ai që shtynë zekatin me qëllim që ta paguaj në Ramazan, duhet t’i kërkojë falje Allahut (te ala) për vonesën. Por është në rregull që ai të paguaj zekatin e vitit të ardhshëm në Ramazan. Pra kjo është përgjigja në aspektin e kohës.

Për më tepër nuk ka asnjë dyshim se bamirësia në Ramazan peshon më shumë. Por nganjëherë mund të jetë zekati dhe sadakaja më e mirë jashtë Ramazanit sepse është e njohur se të varfrit pasurohen pak në Ramazan nga shtimi i zekatit dhe sadakave që ata marrin. Prandaj ata janë në nevojë më të madhe jashtë Ramazanit.

Shpërndaje: