Imam Salih Bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://youtu.be/lnBhLKIXzPg
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: “Si i këshilloni studentët që u japin fetva njerëzve kur njëkohësisht ata janë student të vegjel?”
Përgjigje: “Dhënia e fetvave është çështje e rrezikshme. Nuk është e lejuar që t’i hyjë kësaj pune nëse ai nuk i përmbush dy kushte:
1.Të ketë dituri. Ai duhet të ketë dituri në lidhje me çështjen për të cilën jep fetva dhe duhet të jetë i bindur në gjykim fetar në lidhje me atë çështje.
2.Ai që pyetet njëkohësisht të ketë dituri dhe pyetësi të ketë nevojë për fetva. Në këtë rast ai i përgjigjet atij me dituri dhe me prova. Kurse të hysh në dhënien e fetvave për të garuar dhe për të shfaqur diturin tënde kjo i takon rijasë (syfaqësisë).
Nëse ai nuk ka dituri ai gënjen për Allahun dhe të Dërguarin e Tij (sal Allahu alejhi ue selem). Pra, dhënia e fetvave është shumë e rrezikshme! Të rinjtë gjithëashtu duhet të sillen mirë më të moshuarit dhe t’i respektojnë ata. Ata nuk duhet të udhëheqin fjalimet në prani të tyre. Të moshuarit duhet të jenë ata të cilët udhëheqin ato kurse të rinjtë duhet të jenë në fund, pas të moshuarve.”