Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhënia para organizatave të cilat merren me therjen e kurbanëve për haxh

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Mexhmu Kutub ue resa’il ue Fataua shejkh Rabi el-Medkhali (15/361)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ekziston një organizatë që mund t’i japësh para në mënyrë që ata ta therin një kafshë për ty, a është e lejuar kjo?

Përgjigje: Po, dijetarët kanë thënë se kjo është e lejuar. Pra mund t’i japësh para dikujt të cilit i beson apo një organizate dhe ata blejnë një kurban, e therin atë dhe ia shpërndajnë të varfërve. Kjo mjafton për ty, por më së miri është që ti vetë ta blesh një kurban dhe ta zgjidhësh më të mirën nga të gjitha kafshët dhe pastaj ta therësh, të hash prej saj dhe ti’a shpërndash të varfërve.

Shpërndaje: