Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Zeinebja -radijAllahu anha-, gruaja e Abdullah ibn Mesudit -radijAllahu anhu-, rrëfeu:
“Isha në xhami dhe pashë profetin ﷺ duke thënë: “O ju gra, dhuroni sadaka edhe nëse dhuroni nga stolit tuaja!”
Zejnebja kujdesej (financiarisht) për Abdullah ibn Mesudin dhe për jetimët që ishin nën kujdesin e saj.
I thashë Abdullahut: “A do ta pyesësh të dërguarin e Allahut ﷺ nëse mjafton që unë të dhurojë një pjesë të sadakasë për ty dhe jetimët që janë nën kujdesin tim?”
Ai më tha: “Pyete ti të dërguarin e Allahut.”
Hyra te profeti ﷺ së bashku me një grua tjetër Ensarije që kishte të njëjtën pyetje. Me anë të Bilalit, pyetëm: “A lejohet të japim sadaka për burrin tonë dhe për jetimët nën kujdesin tonë?”
Profeti ﷺ tha: “Po, ju dyja do të keni dy shpërblime: shpërblimin e afrimit familjar dhe shpërblimin e sadakasë.”
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:
“Sadakaja ndaj të varfrit është njëherë sadaka, ndërsa ndaj të afërmit është dy herë: Është sadaka dhe mbajtje e lidhjeve farefisnore.”
Transmeton Tirmidhi (658), Ahmedi, Ibn Hibani dhe Ibn Maxheh.