“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dhënia selam duke gjestikuluar

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (6/444)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për dhënien selam njëkohësisht duke gjestikuluar (duke bërë me dorë).

Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Është sunnet që të thuhet selami me fjalë, qoftë kur ti fillon i pari përshëndetje apo kur ti ia kthen selamin. Dhënia selam me gjeste të dorës nuk lejohet, pasi kjo ngjason me disa kufarë. As nuk është në pajtim me sheriatin e Allahut (azze ue xhel). Nga ana tjetër, lejohet të përshëndes me selam dhe të gjestikulosh nëse personit që i jep selam nuk e dëgjon selamin për shkak të distancës. Janë transmetuar disa dëshmi për këtë. Të njëjtën gjë mund të veprojë personi që është duke u falur nëse dikush i jep selam atij, atij i lejohet t’ia kthej selamin duke gjestikuluar, e cila është vërtetuar nga profeti ﷺ.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram