Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Unë kam një fqinjë i cili është Rafidi. A më lejohet mua që ti jap selam atij dhe ti përgjigjem ftesës së tij për dasmën e tij?”
Përgjigje: ”Që ti i pari të fillosh me selam kjo mund të diskutohet. Mos je i pari i cili i jep selam. Por nëse ai të jep selam ti duhët t´ia kthesh selamin.
Ndërsa në lidhje me ftesën e tij për dasme, ti duhet t’i përgjigjesh pasi që ai është fqinji juaj. Profeti salallahu alejhi ue selem ju përgjigjej ftesës së jehudëve. Përgjigju ftesës së tij sepse ai është fqinji juaj.
Ekzistojnë tre lloje të fqinjëve:
I pari: ka tre të drejta dhe ai fqinji është i cili është i afërm i juaj dhe është mysliman.
I dyti: ka dy të drejta dhe ai është fqinji i cili është mysliman po jo i afërm i juaj.
I treti: ka vetëm një të drejtë dhe ai është fqinji kafir.”