Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhënia zekatul-fitrin pas namazit të bajramit është e pavlefshme

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (18/270-271)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që të paguhet zekatul-fitri pas namazit të bajramit?

Përgjigje: Është e pavlefshme që të paguhet zekatul-fitri pas namazit të bajramit. Zekatul-fitri është një adhurim që ka kohën e caktuar. Nëse vonohet pa arsye ai është i pavlefshëm.

Ibn Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Profeti urdhëroi që të zekatul-fitri të paguhet para se njerëzit të dalin për në namazin e bajramit.”

Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) ka transmetuar se profeti ka thënë:

“Që të paguhet zekatul-fitri para namazit është zekat i pranuar dhe të paguhet pas namazit është vetëm një sadakë prej sadakave.”1

Ndërsa nëse ai e shtynë atë për shkak të një arsye, si harresa ose nga mungesa e të varfërve në natën e bajramit, kjo është e vlefshme.


1 Bukhari (597) dhe Muslimi (683).

Shpërndaje: