Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/153-154)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
وَإِن كُنتُم مَّرْضَى أَوْ عَلَى سَفَرٍ أَوْ جَاء أَحَدٌ مَّنكُم مِّنَ الْغَائِطِ أَوْ لاَمَسْتُمُ النِّسَاء فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُم مِّنْهُ
”Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja.”5:6
Toka e mirë është e kundërta e asaj të ndyrë. Ajo e ndyra ndryshon nga rasti në rast. Në këtë rast toka e ndyrë i referohet asaj të papastërtës. Pra nuk lejohet përdorimi i tokës së papastër për tejemum. Në këtë rast, toka e pastër nuk ka për qëllim dheun e pastër pa pluhur, por dheun e pastër.