Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhimbjet menstruale dhe sekrecionet gjatë agjërimit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/266)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Kur agjërova gjashtë ditët e Sheualit, në ditën e gjashtë më erdhën dhimbje menstruale dhe sekrecionet, ndërsa gjaku më erdhi në mbrëmje. A është agjërimi i saktë?

Përgjigje: Agjërimi është i saktë sepse periudha menstruale i erdhi pas perëndimit të diellit. Nëse gruas i vijnë dhimbjet menstruale gjatë agjërimit ndërsa gjaku vjen pas perëndimit të diellit, agjërimi i saj është i vlefshëm pavarësisht nëse është agjërim farz apo nafile.

Shpërndaje: