Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhikret e rekomanduara pas namazeve farz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pas namazit të sabahut dhe të akshamit, unë them dhjetë herë:

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ ، وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الحَمْدُ ، يُحْيِي وَيُمِيتُ وَهُوَ عَلَى
كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumit, ue hue ‘ala kul-li shej’in kadir.

”Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia. Ai jep jetë dhe jep vdekje, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!”

A është ky veprim prej bidateve apo është veprim i saktë?

Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Jo, nuk është bidat, ky veprim është sunnet. Është vërtetuar nga profeti ﷺ në disa hadithe se ai bëri thirrje për këtë dhe lavdëroi atë që thotë këtë dhjetë herë pas namazit të sabahut dhe dhjetë herë pas namazit të akshamit, së bashku me dhikrin e ligjësuar që bëhet pas namazeve të tjera.

Pas selamit të fundit (kur të përfundon namazin) personi thotë:

أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ

Estagfirull-llah (tre herë).

“I kërkoj falje Allahut. I kërkoj falje Allahut! I kërkoj falje Allahut!”

Pastaj thotë:

اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلَامُ، وَمِنْكَ السَّلَامُ، تَبَارَكْتَ يَا ذَا الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

Allahume entes-selamu, ue minkes-selam, tebarakte ja dhel xhelali uel ikram!

O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje buron paqja! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit! Transmeton Muslimi.

Pastaj thotë:

لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ، وَلَهُ الْحَمدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ. لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَلَا نَعْبُدُ إِلَّا إِيَّاهُ، لَهُ النِّعْمَةُ وَلَهُ الْفَضْلُ وَلَهُ الثَّنَاءُ الْحَسَنُ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الكَافِرُونَ. اللَّهُمَّ لَا مَانِعَ لِمَا أَعْطَيْتَ، وَلَا مُعْطِيَ لِمَا مَنَعْتَ، وَلَا يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الجَدُّ

“La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue hue ‘ala kul-li shej’in kadir, la haule ue la ku’uete il-la bil-lah! La ilahe ilAllah, ue la ne’abudu il-la Ijjahu, lehu en-ni’ametu ue lehul fadlu ue lehu eth-thenaa el-hasen! La ilahe ilAllah mukhlisiine lehu ed-diine ue leu kerihel kafiruun. Allahume la mani’a limaa e’atejte ue la mu’tije lima mene’ate ue la jenfe’u dhel xhedd minkel xhedd.”

Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq; Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut! Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër veç Tij! Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij, dhe vetëm Atij i takon lavdërimi më i mirë! Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut! Me sinqeritet Atij i besojmë dhe i nënshtrohemi edhe pse këtë e urrejnë kufarët. O Allah! Nuk mund ta ndalojë askush atë që e ke dhënë Ti, dhe s’ka kush të japë atë që Ti e ke ndaluar! Të pasurit apo njeriut me pozitë nuk mund t’i bëjë dobi tek Ti pasuria a pozita e tij, por i bën dobi veçse puna e mirë!

Transmeton Muslimi.

Dhe pastaj të thotë këtë dhikër nga dhjetë herë:

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ ، وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الحَمْدُ ، يُحْيِي وَيُمِيتُ وَهُوَ عَلَى
كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumit, ue hue ‘ala kul-li shej’in kadir.

”Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia. Ai jep jetë dhe jep vdekje, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!”

Dhe nëse shton:

 بِيَدِهِ الخَيْرُ

Bi jedihil khajru

Në dorën e Tij është mirësia.”

Ose thotë:

وَهُوَ حَيٌّ لَا يَمُوتُ

Ue hue hajjun la jemutu

“Ai është i Gjalli që nuk vdes.”

Gjitha këto veprime janë të mira.

Shpërndaje: