Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhikri i largon shejtanët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205824

www.perlatmuslimane.com

Muslimani pra nuk duhet ta lë pas dore përkujtimin e Allahut. Nëse ai nuk e kujton  Allahun, ai devijon dhe shkatërrohet dhe bie pre e shejtanit. Si rezultat, ai duhet gjithmonë ta kujtojë Allahun – kur ai ha, pi, shtrihet për të fjetur, zgjohet, ulet dhe ec. Ai gjithmonë duhet ta kujtojë Allahun dhe sidomos me lutjet që janë specifike për kohë të caktuara dhe situata. Ai duhet ti mësojë ato dhe ti lexojë ato gjithmonë. Ato e ndihmojnë atë që të adhuroj Allahun dhe të tejkalojë vështirësitë e jetës. Ato ia largojnë shejtanët atij. Ato i japin jetë zemrës së tij dhe e ndriçojnë shpirtin e tij. Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

الَّذِينَ آمَنُواْ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللّهِ أَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ

“Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.1

Njeriu kurrë nuk duhet të harrojë përkujtimin e Allahut. Ai gjithmonë duhet të kujtojë Allahun me gjuhën e tij, zemrën e tij dhe veprat e tij kur ai është në këmbë, ulur, duke ecur dhe shtrirë.


1 13:28

Shpërndaje: