Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhikrin së pari apo namazin nafile që më ka ikur?

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Fataua Xhuddah (24)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Atij që i ka ikur namazi nafile i sabahut, a duhet ta falë atë menjëherë pas namazit të sabahut apo duhet të lexojë dhikrin e transmetuar dhe pastaj të falë namazin nafile?

Përgjigje: Ai duhet ta falë namazin nafile menjëherë.

Pyetje: Pastaj të lexojë dhikrin?

Përgjigje: Po. Kështu është transmetuar në hadithin e famshëm në librat Es-Sunen (4 librat e haditheve).

Shpërndaje: