Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Vëllezërit e mi, një burrë ka falur dy rekate në dhjetë ditët e Ramazanit, dhe një tjetër ka falur dy rekate në dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes, cili ka vepruar më mirë, i dyti apo i pari?
I dyti. Kjo është e çuditshme për njerëzit e thjeshtë por nuk është e çuditshme për dijetarët dhe prandaj them se dijetarët duhet t’ua shpjegojnë njerëzve të thjeshtë se veprat e mira gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes janë më të dashura për Allahun sesa veprat në çdo kohë tjetër (gjatë ditëve tjera të vitit), dhe kjo është e panjohur për njerëzit e thjeshtë sepse pak janë ata që ua kujtojnë këtë.