Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhjetë sahabët më të mirë

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

El-Uasaja el-Menhexhijjeh, fq. 223

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

I dërguari i Allahut ﷺ dalloi dhjetë sahabë, të cilët përndryshe janë më të mirët. Abdurr-Rrahman bin Auf radijAllahu anhu ka thënë:

“Ebu Bekri është në xhenet, Umeri është në xhenet, Uthmani është në xhenet, Aliu është në xhenet, Talhah është në xhenet, Ez-Zubejri është në xhenet, Abdurr-Rrahman bin Aufi është në xhenet, Sa’d bin Ebi Uekas është në xhenet, Sa’id bin Zejdi është në xhenet, Ebu Ubejdeh bin el-Xherrah është në xhenet.” 1

Këta dhjetë janë të njohur në umet se janë ata dhjetë të cilëve u është premtuar xheneti. I dërguari i Allahut ﷺ dëshmoi për këtë dhe ky është një virtyt që i dallon ata. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.


1 Ahmedi (1/193), Tirmidhi (3747) dhe Ibn Maxheh (133). Autentik sipas Albanit në Sahih-ul-Xhami (50).

Shpërndaje: