Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhjetë vite nuk e pagoi zekatin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (18/302)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Për dhjetë vjet kam kursyer para dhe më pas u martova dhe bleva një makinë. Gjatë këtyre viteve unë nuk kam paguar zekatin. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Disa njerëz mendojnë se nuk duhet të paguajnë zekatin nëse ata kursejnë para për martesë ose banim. Kjo nuk është e vërtetë. Zekati duhet të paguhet për paratë, pavarësisht nëse ato janë të destinuara për jetesë, martesë, makinë apo shtëpi.

Disa njerëz mendojnë se nuk duhet të paguajnë zekatin për paratë e investuara në kompani ose të depozituara në një bankë. Kjo nuk është e vërtetë.

Që tani e tutje ti duhet të mbledhësh paratë që ke pasur gjatë gjithë këtyre viteve dhe paguash zekatin për to. Përveç kësaj, njeriu duhet menjëherë t’i pyes dijetarët. Se ai gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka pyetur nënkupton se ka konsideruar të vogël këtë çështje dhe ka qenë mospërfillës.

Shpërndaje: