Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhoma e studentit në konvikt

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Rabigh (6), min: 3.48

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ndaloi që personi të fle vetëm dhe të udhëtojë vetëm. Në konvikt, secili student ka dhomën e tij. A përfshihet kjo nga ndalesa?

Përgjigje: Përfshihet nëse ai ka familje (grua). Por çfarë duhet të bëjë ai nëse nuk ka një familje?

لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا

”Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.”1

Çdo dispozitë sheriatike varet nga mundësia. Një burrë i martuar nuk duhet të fle larg gruas të tij dhe as ajo larg prej tij. Por ti po pyet për studentët që kanë dhomat e tyre.

1 2:286

Shpërndaje: