Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (51 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Si mjek ne mund të urdhërohemi që të përpiqemi që ta bindim kujdestarin e pacientit të vdekur klinikisht që të dhuron organet e tij. A është kjo e lejuar?”
Përgjigje: ”Është e ndaluar dhurimi i organeve të personit të vdekur. Kjo nuk është e lejuar. Allahu ia ka besuar njeriut kujdesjen për trupin e tij.
Allahu Azze ue Xhel ka thënë:
وَلاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ
”Mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)!” 4:29
Nuk ka dallim në mes të dhurimit të organeve të personit të gjallë dhe dhurimit të organeve të personit të vdekur. Kjo do të thotë se as të gjallit e as të vdekurit nuk i lejohet të dhurojë ndonjë prej organeve të tij. Kujdestari i tyre nuk kanë të drejtë që të dhurojë ndonjë prej organeve të tyre pas vdekjes së tyre. Kujdestarët trashëgojnë pasuri, ndërsa organet e të vdekurit mbajnë shenjtërinë e tyre. Pra nuk është e lejuar edhe pse trashëgimtarët lejojnë dhurimin e organeve të xhenazes. Dijetarët thonë se nuk është e lejueshme për të dhuruar ndonjë prej organeve të tij edhe nëse është ai vetë që e ka testamentuar këtë. Trupi i njeriut është një përgjegjësi.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Të thyesh ashtin e të vdekurir është sikurse të thyesh ashtin e të gjallit.”
Siç nuk është e lejuar për të thyer eshtrat e të gjallit, nuk është e lejuar për të thyer eshtrat e njeriut të vdekur.
Sa shkatërrimi është përhapur për shkak të këtyre dhurimeve të organeve! Ne dëgjojmë se ka vende ku ata rrëmbejnë fëmijët në tregje dhe pastaj i operojnë ata dhe ua shesin mëlçitë dhe veshkat e tyre. Çfarë lloj bishash! Prandaj unë them se kjo është e ndaluar. Kjo nuk është e lejuar edhe pse vetë i vdekuri e le këtë si testament. Megjithatë, është më e keqe në qoftë se ajo bëhet pa testamentimin e tij.
Nuk është e lejuar edhe për të gjallin që të dhuroj organet e tij. Nuk ka rëndësi nëse djali juaj, babai, vëllai apo motra ka nevojë për një veshkë. Ty nuk të lejohet ta dhuroshë atë, kjo është e ndaluar për ty. Së pari nuk ka asnjë garanci se transplantimi i veshkave do të jetë i suksesshëm. Edhe pse shansi që të ketë sukses është i madh, nuk ka garanci për këtë. Ti bjen në një disavantazh kur të hjekësh veshkën të cilën Allahu e ka krijuar në vendin e saj për ta dhuruar atë për një qëllim që mund të dështojë. Edhe pse dhurimi i organeve zakonisht është i suksesshëm, disavantazhi është një fakt. Pos kësaj a mundesh që të garantosh se veshka e mbetur do të vazhdojë të funksionojë deri sa të vdesësh? Jo. Ajo mund të sëmuret. Nëse ajo sëmurët askush nuk mund ta kompensojë atë. Në këtë rast ti ke shkaktuar vdekjen tënde. Në bazë kësaj nuk lejohet dhurimi i veshkave, mëlçive apo organeve të tjera, pavarësisht nëse personi është i gjallë apo i vdekur.
Nëse dikush pyet për dhurimin e gjakut, unë them se është në rregull nëse është e nevojshme me kusht që dhuruesi të mos dëmtohet nga ajo. Dallimi në mes të gjakut dhe organeve është se zëvendësohet me gjak të freskët ndryshe nga organet. Sapo trupi të ushqehet pas dhurimit të gjakut, një gjak i ri me lejen e Allahut Azze ue Xhel. Kështu nuk është rasti me një organ të humbur.