Imam Abdurr-Rrahman bin el-Xheuzi el-Hanbeli (v. 597)
Burimi: Adab el-Hasan el-Basri ue Zuhduh ue Mau’idhatuh, fq. 50
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hasan el-Basri ka thënë:
“Rregulli i ngrënies ka dymbëdhjetë tipare:
1 – Katër nga to janë obligime.
2 – Katër janë sunnet.
3 – Katër janë nga edukata.
Të obliguara janë:
1 – Të fillohet ngrënia në emër të Allahut.
2 – Ushqimi duhet të jetë hallall.
3 – Të jesh i kënaqur me atë që ke.
4 – Të jesh falënderues për mirësinë.
Sunnet janë:
1 – Ulja mbi këmbën e djathtë.
2 – Ngrënia atë që është para teje.
3 – Ngërnia me tre gishta.
4 – Lëpirja gishtave (kur të përfundohet).
Nga edukata janë:
1 – Larja e duarve para dhe pas ngrënies.
2 – Marrja e kafshitave të vogla.
3 – Përtypja e mirë.
4 – Mos të shikohet tek të tjerët që janë duke ngrënë.”