Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush arrin një rekat para lindjes së diellit

Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Mesail-ul-Imam Ahmed bin (1/189-190)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

234 – E pyeta babain tim (imam Ahmedin) për një burrë që fal namazin e sabahut dhe dielli lind kur ai është në rekatin e dytë.

Ai u përgjigj: Ai duhet të vazhdojë namazin. Kjo është e lejuar.

235 – I thashë babait tim se disa thonë se namazi në këtë rast është i pavlefshëm.

Ai u përgjigj: Profeti ﷺ ka thënë:

“Kush arrin të falë një rekat nga namazi i sabahut para lindjes së diellit, e ka zënë namazin e sabahut…”


Hadithi i plotë:

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ka thënë: “Kush arrin të falë një rekat nga namazi i sabahut para lindjes së diellit, e ka zënë namazin e sabahut. Dhe kush arrin të falë një rekat nga namazi i ikindisë para perëndimit të diellit, e ka zënë namazin e ikindisë.”

Transmeton Bukhari (579) dhe Muslimi (608).

Shpërndaje: