Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (15 A), min: 8.30
Përktheu: Valdeti Gashi
Pyetje: Kur është fjala për të përcaktuar drejtimin e kiblës në shkretëtirë, ne shohim se si disa lejojnë diellin të jetë në të majtë të tyre. A është kjo një mjet i saktë apo ka mjete tjera të tjera?
Përgjigje: Ku janë ata? Këtu në Kasim?
Pyetësi: Po, në shkretëtirë!.
Përgjigje: Nëse është fjala në përgjithësi dhe kudo shkretëtirë, atëherë ky mjet nuk vlen është e gabuar. Le të themi se ata janë në Sham. Si do ta lënë diellin të jetë në të majtë të tyre?
Pyetësi: Pavarësisht se ku ata janë ata e lënë diellin të jetë në të majtë të tyre dhe falen.
Përgjigje: Ky është gabim i madh. Madje as edhe këtu në Nexhd dielli nuk është në anën tonë të majtë. Në lidhje me ikindinë dielli është gjithmonë në të djathtë prej nesh. Në dimër ai është afër dhe verës është larg; atëherë ai është pothuajse tërësisht në të djathtën tuaj. Por në dimër ai nuk është kështu; atëherë ai bie në jug.
Gjatë drekës këtu në Nexhd, dielli i verës është mbi kokat tona, ndërsa dielli dimrit anon në të djatht. Edhe pikat jugore, veriore dhe qendrore të Nexhdit ndryshojnë.
Sa për mjetet që përcaktojnë drejtimin e namazit, kështu që kanë dalë mjete që janë të kontrolluara me satelit. Disa nga to janë të pajisura me latitude dhe longitudë. Ndër më të mirat që kam parë është ora Asr që edhe informon në lidhje me kohën e namazit dhe drejtimin e kiblës. Ajo ka, megjithatë, një program për të cilin duhet të ke njohuri për të ditur se ku është drejtimi i kiblës.