Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142568
Data e fetvas: 8/4-1435 ose 8/2-2014
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Vëllezër! Referojuni dijetarëve. Referojuni dijetarëve të mëdhenj duke përfshirë Shejkhun, Myftiun tonë [Abdul-Aziz Al esh-Shejkh], Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh Salih el-Luhejdan, Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad, Shejh Zejd el-Madkhali, Shejkh Rabi el-Madkhali dhe Shejkh Ali bin Nasir el-Fakihi.
Këtyre dijetarëve fisnik, duhet t’u referohemi dhe të përfitojmë nga ata. Shqyrtoni këto çështje me ta. Ata do t’iu japin këshilla. Ju nuk duhet të grindeni ndërmjet vete, dhe nuk duhet të lejoni ndonjë të papërvojë dhe të ri në moshë të vijë tek ju dhe t’ju përçajë, pavarësisht nga cili vend ai është. Jam informuar se si një person shkoi në një vend ku njerëzit ishin në rrugën e duhur dhe të bashkuar. Ai i ndau ata dhe i bëri në grupe të ndryshme.
Kini kujdes me këtë çështje. Kjo është shumë e rrezikshme. I lutem Allahut të na bëjë dobi neve dhe juve me atë që themi dhe bëjmë. Ne kemi vetëm pak dije. Betohem në Allahun se ajo është e pakët. Megjithatë, ne shpresojmë që Allahu të na bëjë që të ecim në rrugën e dijetarëve tanë të shkëlqyer. Ata e mbrojnë Librin e Allahut (azze ue xhel) kundër shtrembërimit të ekstremistëve, kundër gënjeshtrave të gënjeshtarëve dhe interpretimeve të injorantëve.
Shikoje videon këtu: https://youtu.be/v18PCGy9weU