Imam Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë thoni për atë që thotë se dijetarët e mëdhenj nuk kanë dije në lidhje me Fikh-ul-Uaki çështjet aktuale dhe se çfarë rreziqe umeti po përjeton për shkak ata janë aq larg nga mjetet e sotme të komunikimit?
Përgjigje: Kjo do të thotë që dijetarët janë injorantë dhe se ai është i ditur. Kjo është një deklaratë devijuese dhe e pasaktë. Dijetarët janë dijetarë vetëm për shkak se ata kanë njohuri për çështjet aktuale dhe gjykimet Sheriatike. Janë pikërisht ata që kanë njohuri të plotë për çështjet aktuale. Sa i përket këtyre injorantëve, ata nuk kanë as njohuri për çështjet aktuale, e as për gjykimet Sheriatike.