Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dijetarët më të mëdhenjë e përkrahin ISIS-in???

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi

Burimi: t.co/YFszT1eB6o

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Para pak ditësh takova një person të ndikuar nga ISISI. Ai pyeti se si ne mund të paralajmërojmë kundër ISIS;it dhe Hilafetit Islam të udhëhequr nga Ebu Bekr el-Bagdadi, kur ai mbështetet nga dijetarët më të mëdhenj në Irak dhe dijetari më i madh në Egjipt.

Unë i thashë atij se sa i përket dijetarëve të mëdhenj në Irak, ata janë zhdukur nga Sadami, pastaj nga Rafidat, pastaj nga al-Kaida dhe pastaj nga ISIS. Unë kam kontakte të mira me vëllezërit e Irakut dhe e di se çfarë ka ndodhur. Shumica e imamëve të xhamive janë vrarë dhe masakruar; nga epoka e Sadamit deri edhe sot. Ata janë zhdukur në përgjithësi nga njerëz të cilët kanë rënë viktima të sprovave, dyshimeve dhe tundimeve. Cilët janë dijetarët e Irakut për të cilët po flet?

Pastaj e pyeta në lidhje me më të diturin [në Egjipt]. Ai përmendi Muhammed Tarhunin. Ai mbështet ISIS;in dhe është dijetari më i madhë sot.

I thashë: a nuk e pëlqen Myftiun fisnik, Shejkh Feuzanin, Shejkh Luhejdanin dhe dijetarët të tjerë të mëdhenjë. Jo, ai është më i ditur se ata, tha ai.

Shikoni se si të lidhurit me individë injoranta e bëjnë atë që ta arrij këtë kufi; të lidhurit pas personave dhe mungesa e të kuptuarit.

E pyeta nëse e kishte takuar atë. Jo, i kamë gjetur njohuritë e tij në internet, tha ai.

Ju e njhni këtë njeri. Ai u bë bela me tekfirët dhe u deportua. Pastaj ai filloi të përhap helmin e tij. Në ditët e sotme, ai mbështet ISIS;in. Arabia Saudite i ka bërë atij një favor ndaj të cilit ai nuk tregoi ndonjë mirënjohje. Vendi e arsimoi atë dhe e mësoi, pastaj të mirat i ktheu me të keq. Shikoni se si njerëzit arrijnë këtë kufi për shkak të pëlqimit të një individi.

Shpërndaje: