Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dijetarët në lidhje me librit El-Fik el-Ekber të transmetuar nga el-Balkhi

Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi

Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 67-68

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Më poshtë janë thëniet e dijetarëve në lidhje me transmetimin e Ebu Muti el-Balkhit të librit “El-Fikh el-Ekber”:

1 – Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh

Me sa di unë, Shejkh-ul-Islami e përmendi atë libër tri herë në librat e tij:

E para:

“Tha Ebu Hanife në librin “El-Fikh el-Ekber”, libër që është i njohur tek përkrahësit e tij dhe që ritransmetojnë me një zinxhir deri tek Ebu Muti el-Hakem bin Abdil-lah el-Balkhi … “1

Shikoni se si ai shprehet se libiri “është i njohur tek pasuesit e tij” dhe se ata e ritransmetojnë atë deri tek Ebu Muti el-Balkhi.1

E dyta:

“Në librin “El-Fikh el-Ekber”, libër që është i njohur tek pasuesit e Ebu Hanifes dhe të cilin ata e ritransmetojnë deri tek Ebu Muti El-Hakem bin Abdil-lah el-Balkhi …” 2

E njëjta gjë këtu.

E treta:

“Ebu Hanife ka pohuar kaderin (përcaktimin e Allahut) sipas të gjithë atyre që kanë dije rreth tij, rreth besimit të tij dhe refuzimin e tij që ua bën Kaderive në “El-Fikh el-Ekber”. Në këtë libër ai i refuzon ata në një mënyrë që ai kurrë nuk ka refuzuar dikë tjetër. Përkrahësit e tij pajtohen se është ky është besimi i tij.”3

Në versionin e Hammad bin Ebi Hanifes të librit “El-Fikh el-Ekber” nuk ka asnjë refuzim të Kaderive fare. Tema e librit lidhur me kaderin ka pak më shumë se gjysmë faqe. Ku është refuzimi i hollësishëm? Kjo dëshmon se Shejkh-ul-Islami foli për versionin e Ebu Muti el-Balkhit të “El-Fikh el-Ekber”. Versioni i parë nuk përmendet fare tek Shejkh-ul-Islami (rahimehullah).

2 – Ibnul-Kajimi

Ai e përmendi atë dhe e citoi atë4.

3 – Hafidh edh-Dhehebi

Ai e përmendi atë dhe tha:

“Ne kemi mësuar se Ebu Muti El-Hakam bin Abdil-lah el-Balkhi, autroi i librit “El-Fikh el-Ekber”, ka thënë:

“E pyeta Ebu Hanifen për atë që thotë se nuk e di nëse Zoti i tij është mbi qiell ose mbi tokë. Ai tha: “Ky person ka bërë kufër…” 5

Kjo sqaron se versioni i Hammad bin Ebi Hanifes është shpikur në emër të Imamit dhe se dijetarët as nuk e njohin atë dhe as nuk e citojnë atë. Është versioni i el-Hakam bin Abdil-lah el-Balkhit të cilin ata e njohin dhe e citojnë.


1 Dar Ta’arudh-il-Akl uen-Nakl (6/263).

2 El-Hamauijjeh, fq. 83

3 Minhaxh-us-Sunneh (3/138-139).

4 Ixhtima-ul-Xhujush el-Islamijjeh, fq. 138

5 El-Uluvv, fq. 135

Shpërndaje: