Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dijetarët nuk jetojnë me aktualitetin

ImamSalih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Manhaxh-ul-Istikamah uel-Uasatijjag (65)

Burimi: http://youtu.be/J-KzI2lIyRI

Data e fetvas: 8/5-1428 ose 24/5-2007

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka njerëz që flasin shumë për të qëndruar afër me dijetarët që jetojnë në të tashmen sepse ata janë më të ditur rreth ngjarjeve sot dhe se kuptojnë më shumë se dijetarët tonë të mëdhenj. A është kjo e vërtetë?

Përgjigje: Si mund të jenë ata dijetarë të mëdhenjë në qoftë se ata nuk e dinë aktualitetin? Nuk mund t’i përkasin dijetarëve të mëdhenj në qoftë se ata nuk e dinë aktualitetin dhe të gjykojnë sipas ngjarjeve dhe provave. Ky është personi i cili u takon dijetarëve të mëdhenj. Sa për atë që nuk e kupton aktualitetin, ai nuk i përket dijetarëve të mëdhenj. Ka një kontraditë në fjalim. Nuk mund të jetë nga dijetarët e mëdhenj në qoftë se nuk posedon dituri rreth Kuranit dhe sunnetit dhe rreth aktualitetit dhe zbatimin e provave për kohën e tashme dhe të ketë dituri rreth çështjes. Ky është ai i cili i takon dijetarëve të mëdhenj.

Ndërsa, ai i cili ka dituri rreth aktualitetit vetëm e jo edhe rreth Kuranit dhe sunnetit ai nuk ka fare dituri. Shumë njerëz e dine se çfarë po ndodh në botë nga luftërat dhe gjendjet njerëzore. Megjithatë, ata nuk kanë njohuri në lidhje me gjykimin fetar në lidhje me këto çështje. Ata nuk kanë dituri rreth çështjes. Ata e dinë se çfarë po ndodh pa qenë të ditur në lidhje me njohurit fetare. Nuk duhet të merakosesh për fjalët e këtij personi. Po të posedonte dituri ai nuk do të fliste në këtë mënyrë. Ai flet në këtë mënyrë për arsye sepse ai nuk është në dijeni në lidhje me statusin e dijetarëve. Sipas tij dijetarët janë ata të cilët zënë veten e tyre me lajmet e sotme rreth luftës, me politik dhe kështu me radhë, dhe braktisin kërkimin e dijes dhe braktisin referimin tek Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit .

Shpërndaje: