Shejkh Abdus-Salam bin Berxhas Al Abdil-Karim (v. 1425)
Burimi: https://youtu.be/OsZr-YmdIQE
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cilët prej dijetarëve të sotëm rekomandoni që t’u referohemi në këtë kohë të sprovave, sprovave të dyshimeve dhe epsheve?
Përgjigje: Dijetarët janë të shumtë dhe kudo, hamdi i takon Allahut (azze ue xhel). Po i veçoj prej tyre dijetarët tanë të njohur sikurse shejkhun e nderuar dhe muftiun e Arabisë Saudite, dhe shejkhu Abdul-Aziz bin Abdilah Al esh-Shejkh, shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan, shejkh Abdullah el-Ghudejan dhe shejkh Salih el-Luhejdan dhe të tjerë prej vëllezërve të tyre dijetarë të cilët janë të njohur për dijen e tyre.