Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=145877
Data e fetvas: 19/9-1435 ose 16/7-2014
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Si mund ta dimë se kush janë grupi i shpëtuar, kur ka kaq shumë sekte sot?”
Përgjigje: ”Grupi i shpëtuar ka karakteristika të veçanta. Ata kapen pas asaj që Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe sahabët e tij pasuan. Ata i dhëjnë Sunnetit përparësi mbi çdo gjë tjetër. Ata nuk kanë aspak dashuri për Pasuesit e Bidateve. Ata nuk praktikojnë asnjë bidat. Ata refuzojnë Pasuesit e Bidateve. Ata i kushtojnë rëndësi praktikimit të gjitha formave të Sunnetit. Prandaj, karakteristikat e tyre janë të qarta dhe prej tyre janë se ata e duan Sunnetin, Ehl-us-Sunnetin dhe e praktikojnë Sunnetin.
Ndërsa në lidhje me të gjitha pretendimet, ato janë të shumta. Ka njerëz sot që thonë se ata janë Ehl-us-Sunneh ndërsa ata i masakrojnë Ehl-us-Sunnetin. Ata gënjejnë. Kështu, për shembull bën ISIS. Ai që thotë se ata janë Ehl-us-Sunneh dhe lejojnë varsjen e myslimanëve, ai nuk i takon Ehl-us-Sunnetit. Ai që thotë se i përket Ehl-us-Sunnetit dhe shtrembëron emrat dhe cilësitë e Allahut nuk i përket fare Ehl-us-Sunnetit. Ata që thonë se ata janë Ehl-us-Sunneh dhe posedojnë Irxhan si ideologji nuk i përkasin fare Ehl-us-Sunnetit. Pra Ehl-us-Sunneti kanë karakteristika dalluese.
Ai që thërret për në pasimin e Sunnetit dhe të dijetarëve Rabbanijjun, dhe që dituria të mirret prej tyre dhe që të shkohet në mësimet e tyre dhe të studijohet tek ta, të tillët janë Ehl-us-Suneh uel-Xhema´ah edhe nëse ata do të jenë të pakët.”