Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad el-Bedr
Burimi: http://al-abbaad.com/index.php/articles/138-135
Data e fetvas: 22-08-1436 ose 09-06-2014
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Para disa ditëve dy të rinj i shërbyen sektit ISIS dhe zbatuan planet e tyre kriminale, kur ata kryhen sulmin vetëvrasës në dy xhami në lindje të Arabisë Saudite. Sulmet u zhvilluan të premten me 4 dhe 11 Shaban. Disa namazfalës vdiqën. Ky akt i shëmtuar nuk është vetëm një krim; por është një krim prej llojit më të madhë. Kjo sqarohet nga pikat e mëposhtme:
1 – Të vrasësh padrejtësisht një jetë të mbrojtur nga sheriati, është një nga mëkatet më të mëdha që ekzistojnë dhe sidomos nëse vret gjatë namazit.
2 – Në parim, ai që gjendet në xhami duhet të jetë në rehati, paqe dhe siguri, pa patur ndonjë bezdisje apo frikësim në to, e lere më që të vriten namaz falësit.
3 – Në qoftë se Sheriati ndalon që murgjit në manastire dhe të tjerët të vriten1, kështu është edhe më e keqe që të vriten falësit në xhami.
4 – Nuk është e lejuar për një mysliman që të bëjë vetëvrasje përmes shpërthimeve vetëvrasëse apo në ndonjë mënyrë tjetër. Allahu Te ala ka thënë:
وَ لاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ إنَّ اللهِ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا
”Dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, Allahu është i mëshirues për ju.” 2
5 – Sheriati ndalon vrasjen e fëmijëve në luftë3. Prej viktimave të vetëvrasjes ishin edhe fëmijë të vegjël.
6 – Këto vepra pengojnë nga rruga e Allahut dhe frikësojnë namazlinjtë nga xhamitë që të falin namazin e së premtes. Në ditët e sotme, shtrohen pyetje në lidhje me gjykimin për të mos shkuar në namazin e së premtes për t’i shpëtuar këtyre sulmeve. Në parim nuk lejohet që të mos shkoshë në xhami për shkak të një rreziku të rrallë.
7 – Këto mizori i bëjnë keq Islamit dhe myslimanëve. Sepse ata zbatojnë planet e të devijuarve të sektit të ashtuquajtur ISIS. Nuk duhet besuar se diçka e mirë vjen nga një sekt që bën këso vepra të këqija.
8 – Është një krim për të vrarë namazfalësit në xhami kudo që ata janë. Çfarë të themi pra nëse ata janë në Arabinë Saudite që gjykohet me Sheriat dhe është vendi më i mirë islamik?
9 – Të ashtuquajturit ISIS nuk kënaqen me dërgimin e të rinjve naiv në një dënim shkatërrues; ata gjithashtu shkaktojnë që familjet e tyre dhe prindërit të abuzohen në mënyrën më të keqe.
10 – Është e ndaluar për burrat që të imitojnë gratë dhe anasjelltas.
Ibn Abasi radijAllahu anhuma ka thënë:
”I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem mallkoi burrat që u ngjasojnë grave dhe gratë që u ngjasojnë burrave.” 4
Njëri prej të rinjve që shpërtheu veten ishte i veshur si grua.
Së fundi, unë këshilloj të gjithë të rinjtë që i bashkohen imagjinatës së këtij sekti të devijuar që të korigjoj veten, të qëndrojë në shtëpi me familjet e tyre dhe ti shmangen çdo gjëje që do ti dëmtojë ata në të dy jetët.
1 Ahmedi (2728).
2 4:29
3 Muslimi (1731).
4 Bukhari (1/167) dhe Muslimi (1/317).