Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Disa dëme me vozitjen e gruas

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (2/419-420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet gruas që të vozitë makinën?

Përgjigje: Jo. Vozitja ka shumë pasoja. Shumë gra mund të prishen kur atyre u jepet liri që të veprojnë çfarë dëshirojnë. Nëse ajo e vozitë makinën ajo mund të bëjë zina në një vend, të bëjë flirt në një vend tjetër, të caktojë një termin në vendin e tretë dhe kështu me radhë. Gruaja ka nevojë për dikë që kujdeset për të, dikush që është mbi të. Vendi i saj është në parim në shtëpi:

”Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes.” El-Ahzab, 33-33

”Meshkujt kanë autoritet mbi gratë.” En-Nisa, 4:34

Nëse burri nuk do të kujdesej për gruan ajo do të kishte devijuar. Nëse burrat janë të mirë dhe kujdesen për gratë sipas Sheriatit, gratë gjithashtu do të bëhen të mira. Dhe në qoftë se asaj i jepet liri që të veprojë çfarë të dëshiroj ajo do të devijoi.

Shpërndaje: