Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Disa dobi nga hadithi: “Vërtet në bërjen syfyr ka bereqet”

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Bulug Maram, Kitabu Sijam, kaseta nr 3

www.perlatmuslimane.com

Në këtë hadith, siç e shohim, i dërguari i Allahut na urdhëron të bëjmë syfyr por a është ky një urdhër që tregon se bërja syfyr është obligim (uaxhib) apo bërja syfyr është e pëlqyeshme (mustehab)?

Disa prej dijetarëve mendojnë se bërja e syfyrit është obligim duke u nisur nga mendimi i atyre që thonë se agjërimi i pandërprerë (el uisal) është i ndaluar (haram) pasi duke qenë se agjërimi pandërprerje i dy ditëve është haram, atëherë ngrënia midis këtyre dy ditëve është obligim dhe nëse personi nuk ka ngrënë gjatë natës, atëherë e ka obligim që të hajë në syfyr që të mos jetë agjërimi i pandërprerë. Por shumica e dijetarëve mendojnë që në këtë hadith, urdhri për të bërë syfyr, tregon që kjo është e pëlqyeshme (mustehab). Nëse thuhet se pjesa në hadith:

“Vërtet në bërjen e syfyrit ka bereqet”,

e përforcon mendimin…po?

Njëri prej nxënësve: E përforcon mendimin e dytë.

Një nxënës tjetër: Fakti që ka mirësi në bërjen  syfyrit, kjo nuk e mohon obligueshmërinë e saj.

Shejkhu: Po, fakti që në bërjen e syfyrit ka bereqet, kjo nuk e mohon obligueshmërinë, porse mund të thuhet se kjo pjesë në hadith e përforcon mendimin e parë sipas të cilit është obligim bërja e syfyrit.

Dhe prej dobive të hadithit gjithashtu është se në disa prej ushqimeve vërtetohet se ka bereqet për shkak të pjesës në hadith:

”Vërtet në bërjen syfyr ka bereqet”,

dhe duke qenë se në bërjen syfyr ka bereqet dhe që bëhet fjalë për ushqimin, gjithashtu mundet që tek një person të ketë begati. Mund të ketë tek një person begati duke përfshirë ato gjëra që kanë lidhje me të, siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Usejd ibn Khudejr (radijAllahu anhu) në ndodhinë ku humbi varësja e Aishes (radijAllahu anha) saqë njerëzit mbetën pa ujë dhe atëherë Allahu zbriti ajetin për tejemumin. Usejdi tha:

”Kjo nuk është begatia e parë e juaja o familja e Ebu Bekrit.”

Ndërsa nëse një person mohon që tek dikush të ketë begati, nëse ka për qëllim mohimin e begatisë që mund të gjendet në trupin dikujt, d.m.th që ai mohon që dikush në trupin e tij të ketë begati, ky mohim i tij është i saktë pasi tek askush nuk mund të kërkohet begati në trupin e tij, apo në djersën e tij apo ujin që mbetej pas marrjes së abdesit përveç se në rastin e të dërguarit të Allahut ﷺ (kur ishte gjallë) sepse vërtet tek ai kishte begati në ujin që mbetej pas marrjes së abdesit, në pështymën e tij, djersën e tij dhe gjëra të ngjashme si këto. Ndërsa për sa i përket urinës së tij, jashtëqitjes së tij, e sakta është se ato janë papastërti (nexhis) sikurse janë papastërtitë e çdo njeriu tjetër.

Ndërsa nëse një person ka për qëllim me mohimin e begatisë që gjendet tek dikush, mohimin e mirësive që vijnë prej tij ose të dijes së tij ose mohimin e mirësive prej pasurisë, apo të trupit, atëherë kjo është e saktë apo nuk është e saktë?

Nxënësi: Nuk është e saktë.

Shejkhu: Po, nuk është e saktë, pasi ka njerëz që në uljen me ta ka begati, qoftë për shkak të diturisë së tij, ose moralit të tij, ose për shkak të pasurisë së tij ose dobisë që vjen prej tij, apo jo?

Begatia që vjen prej dijes së tij vjen si rezultat i përhapjes së dijes tek të pranishmit dhe kështu njerëzit përfitojnë nga dija e tij, kjo është begati, nuk ka dyshim, apo jo?

Njëri nga nxënësat: Patjetër që është begati.

Shejkhu: Për këtë arsye Allahu e cilësoi Kuranin si të begatshëm për shkak të diturisë dhe mirësisë që gjendet në të. Ndërsa për sa i përket begatisë së pasurisë, kjo vjen kur prej pasurisë jepet sadaka, dhurata, donacione apo gjëra të ngjashme si këto.

Ndërsa për sa i përket begatisë që mund të vijë nga përfitimi prej tij, kjo p.sh. mund të jetë kur ai të shërben dhe të ndihmon apo gjëra të ngjashme si këto. Ndërsa për sa i përket begatisë që vjen si rezultat i moralit të personit, kjo ndodh kur personi me moral të mirë, prej moralit tij të mirë do të mësojë shoku i tij, dhe sa njerëz ka që kanë fituar moralin e lartë si rezultat i shoqërimit me ata që kanë patur moral të lartë, dhe kjo ka ndodhur në shumë raste, saqë dhe tek ndonjë person që ka dije kur është shoqëruar me një njeri të thjeshtë por që ka parë tek ky i fundit, moralin e mirë, fytyrën e qeshur e të gëzuar, fjalët e buta që u thotë njerëzve prej atyre fjalëve që mund të merren si shembull, dhe kjo është prej begatisë, pa dyshim.

Si përfundim, begatia mund të gjendet tek krijesat, por kush është Ai që ua dha këtyre krijesave këto begati?

Nxënësi: Allahu.

Shejkhu: Allahu (azze ue xhel).

Dhe prej dobive të hadithit gjithashtu është mësimdhënia e bukur e të dërguarit të Allahut pasi ai e ka lidhur gjykimin për çështjen duke treguar dhe arsyen dhe kjo gjendet në fjalën e tij?

Nxënësi: Vërtet në bërjen syfyr ka bereqet.

Shejkhu: Vërtet në bërjen syfyr ka bereqet, dhe arsyeja mund të jetë e ndryshme saqë në disa raste ajo të nxit për punë të mira dhe në disa raste kjo arsye të nxit për t’iu larguar një veprimi dhe në këtë hadith, arsyeja që është treguar për çfarë të nxit? Nxit për punë (për të bërë syfyr).

Dhe në fjalën e Allahut (te ala):

“Përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri pasi ai është i ndytë.” El-Enam, 6:145

Arsyeja e përmendur në ajet të nxit për t’u larguar prej atyre gjërave që përmenden në ajet.

Dhe kemi përmendur më përpara se dobitë që përfitohen nga përmendja e shkakut (arsyes apo urtësisë) për një dispozitë fetare janë tre, kush është e para o Sufjan?

Nxënësi: E kam harruar shejkh.

Shejkhu: E ke harruar?

Nxënësi tjetër: Përsosmëria e sheriatit.

Shejkhu: Nga përfitohet kjo dobi? Nga përfitohet kjo dobi, pra që përmendja e shkakut (e urtësisë) për një dispozitë fetare, kjo tregon përsosmërinë e sheriatit, nga merret kjo?

Nxënësi: Shembulli (në fjalë), në renditjen në hadith ku tregohet bërja syfyr me faktin që në të ka begati.

Shejkhu: Po, por si merret dobia që përmendja e shkakut (e urtësisë) për një dispozitë fetare, kjo tregon përsosmërinë e sheriatit?

Po, përfitohet nga fakti se sheriati nuk urdhëron (për kryerjen e një obligimi) dhe nuk ndalon (nga haramet) vetëm se në bazë të urtësisë (që gjendet në të). Në rregull, kjo është e para.

Cila është e dyta?

Nxënësi: Dobia e dytë është qetësimi i besimtarit me këtë dispozitë.

Shejkhu: Po?

Nxënësi: Pasi besimtari kur e di arsyen (apo shkakun dhe urtësinë) e një dispozite fetare, ai qetësohet me këtë.

Shejkhu: Shumë mirë.

Nxënësi: Të bëhet e dukshme, e qartë.

Shejkhu: Po, tamam, Allahu të begatoftë, saktë, Rajan?

Nxënësi: (Dobia e tretë) Të përfshihet arsyeja (shkaku) në rastin kur gjendet kijasi (krahasimi-analogjia).

Shejkhu: Po, nëse tek kijasi që është përdorur gjendet e njëjta arsye në ato gjëra që janë krahasuar, kjo do të thotë se mund të nxirret dispozitë fetare shtesë nëse është në përputhje me arsyen e përmendur.

Shpërndaje: