Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Disa gabime që ndodhin gjatë teravive

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Fikhul-Ibadat, fq. 287-290
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Pyetje: Shejkh i nderuar, dëshirojmë që t’i cekësh disa gabime që ndodhin gjatë namazit të teravive.

Përgjigje: Siç kemi përmendur më herët, se edhe imami edhe njerëzit bien në gabime. Në lidhje me imamin, ka prej atyre që falen aq shpejt sa që njerëzit nuk kanë mundësi ta falin namazin të qetë dhe të rehatshëm. Kjo gjithashtu do të thotë se të moshuarit, të dobëtit, të sëmurët dhe të tjerët ballafaqohen me vështirësi. Ky veprim bie në kundërshtim me besimin i cili u është besuar atyre. Një imami të cilit iu është besuar kjo punë duhet ta falë namazin sipas asaj që është më e mira për ata që falen pas tij. Nëse është i vetëm, ai është i lirë, atëherë mund të falet siç të dëshirojë për derisa i kryen të gjitha lëvizjet mjaftueshëm në mënyrë që ato të jenë të vlefshme. Nga ana tjetër, ai gjithashtu mund të falet aq ngadalë sa dëshiron por nëse është imam, ai duhet të bëjë atë çfarë është më e mirë për ata që falen pas tij. Dijetarët kanë thënë se është e urryer për imamin që të falet aq shpejtë sa që ata të cilët falen pas tij nuk mund t’i kryejnë disa sunnete. E çfarë mund të thuhet nëse imami është pengesë që xhemati të falen në mënyrë të qetë gjë e cila është obligim?!

Disa imamë falin teravitë ashtu siç falin edhe namazin e vitrit gjë të cilën vepronte edhe profeti ﷺ ndonjëherë. Ata falin pikërisht pesë, shtatë apo nëntë rekate së bashku pa pasur pushim mes tyre, e vetmja herë kur ata ulen në tehijat është në rekatin e fundit. Unë nuk di që profeti ﷺ falej në këtë mënyrë kur udhëhoqi njerëzit në namaz, e bënte këtë vetëm kur falej vetëm në shtëpi. Megjithëse ky veprim ka një bazë në sunnet, kjo huton xhematin që falen prapa imamit. Disa njerëz fillojnë të falen me qëllim që ata të falin vetëm dy rekate. Njerëzit e tjerë mund të kenë nevojë që të lënë namazin pas dy apo katër rekateve e kështu me radhë. Nëse ky imam dëshiron t’ua tregoj njerëzve sunnetin, ne i themi atij: “Tregoje sunnetin me fjalë. Thuaj se i dërguari i Allahut ﷺ falte vitrin me pesë, shtatë dhe nëntë rekate pa u ulur përveçse në rekatin e fundit. Këtë nuk duhet ta praktikosh me njerëzit që nuk kanë njohuri për këtë çështje ose që arrijnë me vonesë në namaz ngase i huton ata në lidhje me atë se si t’ia bëjnë në vazhdim.

Ndërsa njerëzit që falen me imamin, ata bëjnë gabime kur ata ndërpresin faljen e teravive deri në fund. Ata falin dy rekate në një xhami që pastaj t’i falin dy rekate në një xhami tjetër. Kjo është humbje kohe. Në këtë mënyrë, ai humbet shpërblimin e madh për të cilin na ka treguar profeti ﷺ në hadith.

“Kush falet me imamin derisa ai ta përfundojë namazin, do të shpërblehet sikur të jetë falur tërë natën.”

Transmeton Tirmidhi (806), Nesai (1605) dhe Ibn Maxheh (1327). Imam Albani -rahimehullah- ka thënë: “Hadithi është autentik”. (Sahih Sunen et-Tirmidhi (1/423).

Përveç kësaj disa gabojnë kur ata veprojnë para imamit. Është konfirmuar se profeti ﷺ ka thënë:

“A nuk ka frikë ndokush prej jush, që e ngre kokën para imamit, se mos Allahu ia shndërron kokën në kokë gomari, apo t’ia shndërrojë fizionominë në fizionomi gomari?!”1

Transmeton Bukhari (691) dhe Muslimi (427).


1 Hafidh Ibn Haxheri -rahimehullah- ka thënë: “Ky është një dyshim nga ana e Shu’bes se a tha në kokë gomari apo në fizionomi gomari.” (Fet’h-ul-Bari (2/226)).

Shpërndaje: