“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Disa këshilla për gruan që agjëron

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka ndonjë rregull që gruaja në formë specifike duhet t’i përmbahet gjatë Ramazanit?

Përgjigje: Rregullat të cilat gratë janë të obliguara t’i përmbahen gjatë Ramazanit, janë:

1 – Agjërimi në mënyrën më të përkryer duke pasur parasysh se agjërimi është një nga shtyllat e Islamit. Nëse ajo ndeshet me diçka që e pengon atë nga agjërimi (sikurse cikli mujor ose lehonia) ose ia vështirëson agjërimin asaj (siç është sëmundja, udhëtimi, shtatzënia apo mëkimi) ajo e ndërpret agjërimin duke pasur për qëllim që ditët e humbura t’i kompensojë pas Ramazanit.

2 – Vazhdimisht ta kujtojë Allahun, të lexojë kuran, të bëj tesbih, tehlil, temhid, tekbir, të fal namazet e detyrueshme në kohë dhe të fal sa më shumë të mundet namaze vullnetare përderisa koha nuk është e ndaluar për tu falur.

3 – Të përmbahet nga fjalimi i ndaluar, përgojimi, thashethemet, dëshmitë e rrejshme dhe shpifjet. Përveç kësaj duhet të ulë shikimin nga gjërat e ndaluara që paraqiten në programet telivizive të ndryshme, të mos shikoj në foto në të cilat ka gjëra të pamoralshme dhe të mos i shikoj burrat me epsh.

4 – Të qëndroj në shtëpi dhe të mos dalë pa nevojë. Në qoftë se ajo duhet të dalë nga shtëpia atëherë duhet të mbulohet siç duhet, të ketë drojë dhe modesti pa u përzier me burra apo që të flas fjalime të dyshimta me ta qoftë edhe përmes telefonit.

Allahu i Lartësuar ka thënë: 

“Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër të sëmurë, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!”

Shumë gra kundërshtojnë etiketat e sheriatit si në Ramazan ashtu dhe jashtë Ramazanit kur ato dalin nga shtëpia të zbukuruara, të parfumuara dhe të mbuluar në mënyrë të gabuar. Ato bëjnë shaka me shitësit në dyqane, shfaqin fytyrat e tyre, mbulohen ashtu siç nuk kërkon sheriati Islam. Kjo gjë është e ndaluar. Gjërat e tilla janë edhe më të këqija gjatë Ramazanit për shkak të shenjtërisë së këtij muaji.”

Shpërndaje: