Imam Ibn Hibani
Burimi: Err-Rraudah, fq. 276-283
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
“Varri është stacioni i parë i jetës së ardhshme dhe stacioni i fundit i kësaj jete. Ai është xheneti për atë që në këtë jetë përgatitet për varrin e tij dhe për jetën e tij të ardhshme.”
“Njeriu i mençur është i obliguar që gjithmonë të mendojë për vdekjen dhe nuk duhet të mashtrohet pas kësaj bote. Vdekja është një mulli që u sillet të gjithëve.”
“Ajo që e bën të mençurin ta konsiderojë këtë jetë ashtu siç duhet ta konsiderojë, është që mos të ketë shpresa të mëdha, duke e ditur se vdekja mund ta marrë në çdo moment.”
Ma’n bin ‘Aun (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Sa janë ata që kanë jetuar në një ditë por nuk e përfunduan atë?! Sa janë ata që e presin ditën e nesërme e nuk e përjetojnë atë fare?! Nëse e shikoni vdekjen dhe ku të shpie ajo, do t’i urreni shpresat.”
“Njeriu i mençur është i detyruar ta dijë se ajo që nuk u mbeti të tjerëve, nuk do t’i mbetet as atij dhe ajo që i është marrë të tjerëve, nuk do t’i jepet as atij. Çështja është në gjërat e kësaj bote të cilat të bëjnë dobi në botën tjetër.”
“Ata që duan të jenë të lirë duhet t’u shmangen epsheve të tyre edhe nëse do jenë të mira. Çdo gjë e mirë nuk është e dobishme, por çdo gjë e dobishme është e mirë. Të gjitha dëshirat janë të mërzitshme, përveç atyre që sjellin fitore, ndërsa fitorja më e madhe është Xheneti dhe të qenit i kënaqur me Allahun.”
Xhafer bin Muhamed (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Sulejmanit عليه السلام iu dhurua mbretëria ndaj çdo krijese dhe e falënderoi Allahun. Ejubi عليه السلام është sprovuar shumë dhe duroi. Jusufi عليه السلام pati mundësin t’i dënojë vëllezërit e tij, por i fali ata
Ebu Bekr el-Meruezi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “E kam pyetur Imam Ahmedin (Allahu e mëshiroftë!) se a kishte fjetur mirë, ai tha: “Si mund të flesh mirë kur Zoti yt kërkon nga ti që t’i kryesh detyrat ndaj Tij, Profeti صلى الله عليه و سلم dëshiron të praktikosh Sunnetin e tij, dy engjëjt dëshirojnë veprat tua të mira, shpirti dëshiron epshet, djalli dëshiron mëkatet, engjëlli i vdekjes dëshiron ta marrë shpirtin dhe familja duan t’i furnizosh?!” (Menakib Imam Ahmed, fq. 380