Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/426)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
104 – Kapitulli mbi faljen e namazit nafile prapa grave
513 -Abdullah bin Jusuf na tregoi: Maliku na tregoi, nga Ebu Nedhr, rob i Umer bin Ubejdilahit, nga Ebu Selemeh bin Abdirr-Rrahman, nga Aishah, gruaja e profetit ﷺ që tha:
“Unë flija përpara të dërguarit të Allahut ﷺ me këmbët e mia të shtrira kah drejtimi i tij i namazit. Kur ai bënte sexhde më prekte dhe unë tërhiqja këmbët. Ndërsa ai ngritej unë i shtrija këmbët përsëri. Në atë kohë shtëpitë nuk kishin fenerë.”
Ky hadith dëshmon se disa lëvizje të lehta në namaz janë të lejuara. Gjithashtu mund të thuhet se lëvizjet e tilla janë të rekomanduara nëse janë në dobi të namazit. I dërguari ﷺ e prekte Aishen që të mund të bënte sexhde.