Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi
Burimi: El-Mukni’ (3/98-101)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
“El-Velimeh (dasma)” është term emër i posaçëm për ahengun e martesës.
Dasma është e rekomanduar.
Është e detyrueshme për t’iu përgjigjur ftesës së martesës, nëse ftuesi mysliman e veçon mysafirin për atë ditë duke i thënë se, ‘ti o filan je i ftuar në dasmë’. Nëse ai bën ftes të përgjithshme dhe thotë: “O njerëz! Ejani, jeni të ftuar”, ose ai fton për ndonjë aheng në emër të dasmës pas ditës së parë të martesës, atëherë nuk është e detyrueshme për t’iu përgjigjur ftesës. Sa për ftesat e tjera – përpos ftesës së martesës në ditën e parë, është e rekomanduar për t’u përgjigjur atyre e jo e detyrueshme.
Nëse i përgjigjesh ftesës dhe je duke agjëruar agjërim të detyrueshëm, nuk duhet ta prishësh agjërimin. Nëse agjërimi nuk është i detyrueshëm ose nëse ai nuk agjëron, është e rekomanduar që ai të ha. Ai gjithashtu mund të bëjë dua për zotin e shtëpisë dhe të largohet nga aty.
Nëse ftohesh nga dy njerëz në të njëjtën kohë, i përgjigjesh të parit. Nëse ata të ftojnë në të njëjtën kohë, ai i përgjigjet atij që është më fetar, pastaj fqinjit më të afërt.
Nëse e din se në dasme ka diçka të ndaluar, të tilla si muzikë apo pije alkoolike, dhe ai ka mundësi që të flas kundër kësaj gjëje dhe të ndikoj që ato të ndalen, ai duhet të marrë pjesë aty dhe ta bëjë këtë gjë. Në të kundërtën nuk duhet të marrë pjesë.
Nëse ai është i pranishëm dhe sheh që po ndodh diçka e ndaluar, ai e largon atë dhe qëndron aty. Në të kundërtën, nëse nuk mund ta bëjë këtë ai vetë duhet të largohet nga aty.
Nëse ai e di se ka gjëra të ndaluara në dasme të cilat nuk i sheh dhe nuk i dëgjon ato, ai mund të qëndrojë.
Nëse në vendin ku qëndrojnë njerëzit, në mur ka foto të krijesave të gjalla, i lejohet që ai të qëndroj aty. E njëjta gjë është edhe nëse imazhet e tilla ndodhen në tepih apo jastëk[1].
A është e lejueshme që në mure të ketë imazhe jo të qenieve të gjalla?
Imam Ahmedi, në lidhje me këtë çështje ka dy mendime[2].
Nuk është e lejuar për të ngrënë pa leje. Edhe pse, ftesa është leje.[3]
Është e rekomanduar për të bërë shpalljen e martesës (për ta bërë atë publike) dhe për t’i rënë dajres.
___________________________
[1] Imam Sulejman bin Abdil-lah Al esh-Shejkh Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kjo është për shkak se në rastin e tillë, imazhi nënçmohet.” (El-Hashijetu ‘alel-Mukni’ (3/100))
[2] Imam Sulejman bin Abdil-lah ka thënë: “Mendimi i saktë i methhebit Hanbeli është se kjo është e urryer … Mendimi i dytë thotë se kjo është e ndaluar.” (Ibid)
[3] Është fjala për të ngrënë diçka nëse ai prezanton pa ftesë. (v.p.)