“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Disa nga bindjet me të këqija të Rafidive/Shiitëve

Imam Ebu Alij el-Hasan bin Ahmed bin el-Benna el-Hanbeli el-Baghdadi (v. 471)

Burimi: el-Mukhtar fi Usulis-Sunneh, fq. 99

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur jemi duke folur për Rafidat (Shiitët), sektet e tyre kanë bindje të ndryshme nga ajo që është shpallur nga Allahu. Kuptohet se, më të këqijtë prej tyre janë ekstremistët. Ata kanë bindje tmerrësisht të këqija. Një ndër këto mendime thotë se, “Ali bin Ebi Talib është më i mirë se të gjithë Profetët”! Kurse në anën tjetër, ne kemi tërë umetin të një fjale se, Profetët janë më të mirë se Aliu dhe më të mirë se të gjithë sahabët tjerë, ky mendim ka qenë edhe para se të lindin disidentët e tillë.

Një tjetër bindje e tyre, është se “Aliu është lartë në re dhe lufton kundër armiqve të tij”! Kurse në anën tjetër myslimanët janë unanim se trupi i tij është në varr.

Bindje tjetër, është se “Aliu do të kthehet në tokë para se të ndodh kiameti”!

Bindje tjetër, është se “Xhibrili gaboi kur ai ia zbriti shpalljen Muhammedit salAllahu alejhi ue selem”!

Bindje tjetër, është “bindja e disa prej tyre se Aliu është Zot”!

Bindje tjetër, është se “Kurani është ndryshuar dhe ndërruar nga ai që është shpallur”!

Ata kanë edhe shumë e shumë mendime të tjera të neveritshme.

Shpërndaje: